Sport

Berlusconi: Balotelli më kushtoi 35 milionë, ku ta shes?

baloteliPresidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, pohon se Mario Balotelli ka qenë pranë një kalimi te një klub anglez për më shumë se 35 milionë euro, por forma e tij e dobët në Botëror e dështoi transferin. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt është lidhur me një rikthim në Ligën Premier me Arsenalin që po e kërkon 23 vjeçarin. Berlusconi thotë se forma zhgënjyese e Balotellit në Brazil e dështoi transferin dhe që ia bën në total koston 35 milionë euro për sulmuesin deri vitin tjetër. “Përpos Italisë, unë jam ai që e humbi Botërorin”. “Unë isha duke e shitur Balotellin te një klub anglez për miliona, por, pas këtij Botërori, kush do ta blejë atë? “Unë isha duke e shitur te një top klub anglez për 35 milionë euro”, ka deklaruar Berlusconi për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button