Foto

Burrat e maskuar me baltë, të popullit Asaro

Screen Shot 2016-07-01 at 10.44.05Disa prej nesh mund të vendosin baltë në fytyë për të përmirësuar pamjen tonë, por jo këta njerëz. Në Goroka, një provincë malore në lindje të Papua Guinea e Re, njerëzit e baltës – Asaro ngjajnë si një makth i vërtetë. Legjenda për pamjen e tyre thotë se kur një fis armik i sulmonte, ata rendnin në një lumë aty pranë për t’u fshehur. Aty prisnin derisa të errej, para se të dilnin të mbuluara me baltë të trashë, pa e ditur se fisi sulmues ishin ende atje. Me t’i parë, këta të fundnit ia mbathnin, duke menduar se ishin shpirtëra të këqinj.

U hap fjala se ata ishin të mbrujtur me fuqitë mbinatyrore dhe shpirtrat e lumit, kështu që pleqtë dinak vendosën të përfitonin nga kjo dhe krijuan një kod të ri veshje për luftëtarët e tyre. Për të forcuar efektin, ata krijuan maska të tmerrshme me karakteristika të ekzagjeruar, duke përdorur edhe dhëmbë derri të egër. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button