Sport

Cana: Do të luaj ndaj Francës, 15 minuta larg shtëpisë

Screen Shot 2015-12-13 at 15.01.08

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana thotë se ndeshjen e dytë të europianit do ta luajë në stadiumin, “Velodorom” të Marsejës. Mbrojtësi i kuqezinjëve rrëfen për gazetën prestigjoze në Francë “L’equipe”, se kjo ndeshje do të luhet vetëm 15 minuta larg shtëpisë së tij. “Eshtë e kuptueshme qe është e veçantë për mua të marr pjesë në një kompeticion të rëndësishëm, të parin për Shqipërinë, në vendin tim të dytë, dhe për më tepër kundër Francës në Marsejë. Do të jetë e pabesueshme për familjen time të më shikojë të luaj në stadiumin Velodrom, vetëm çerek ore larg nga shtëpia ime. Eshtë një lojë e fatit. Për më tepër qe ishte edhe një nga dëshirat e mia”,- deklaron Cana.

Leave a Reply

Back to top button