Sport

Champions, edhe historia e favorizon Barçën. Ja arsyet

Screen Shot 2015-06-05 at 13.25.31

Troket finalja e madhe, Barcelona-Juventus. Të shtunën në mbrëmje, më 6 qershor, ora 20:45, në stadiumin olimpik të Berlinit do të përplasen dy gjigantë të futbollit botëror, Barcelona dhe Juventus, për të diskutuar trofeun më prestigjioz të vitit, më të çmuar dhe më të lakmuar për çdo klub evropian, po ashtu e atë e ëndërron çdo futbollist apo lojtar e trajner, pa lënë pas tifozët. Juventus e mbylli sezonin si kampione e Italisë dhe fituese e Kupës, dhe Barcelona po ashtu, kampione e Spanjës dhe fituese e kupës. njëra nga dy skuadrat do të mbyllë sezonin me tripletën e famshme, por cila do të jetë ajo. Barcelona e Leo Messit, që shihet më favorite, apo Juve e lojës kompakte dhe strategjisë që do të ndjekë për të ndalur sulmin më të rrezikshëm në botë, Messi-Neyamr-Suarez. Një finale historia, spektakli i garantuar, fituesi përcaktohet të shtunën në mbrëmje, në Berlin:             

Barcelona, 7 herë finaliste, 4 trofe të UEFA Champions League

Në 7 finale deri tani, 4 trofe janë fituar, të gjithë pas vitit 1990. Barcelona e ka gdhendur emrin e saj në trofeun e UEFA Champions League 2 herë më shumë se Juventusi pasi në dekadën e fundit ka arritur të shpallet mbretëreshë kontinent plot tre herë. Finalja e parë për Barcelonën daton në vitin 1961 përballë portugezëve të Benficas të cilët arritën të triumfonin 3-2. Kjo ishte finalja e parë pas 5 sezoneve ku kishte dominuar Reali i Madridit, por katalanasit nuk arritën të triumfonin kjo edhe falë kundërshtarëve portugezë që në ato vite ishin një nga superfuqitë e kontinentit.

Barcelona e humbi finalen në vitin 1986përballë Steauas së Bukureshtit në stadiumin e Sevillas. Pas 120 minutave lojë të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e golit dhe nga pika e bardhë e 11 metërshit ballkanasit u treguan më të saktë duke e lënë sërish bosh raftin e trofeve të Ligës së Kampionëve për gjigantët katalanas.

6 vite më paserdhi edhe finalja e duhur për Barcelonën që kaloi 1-0 në Ëembley italianët e Sampdorias. Goli i Ronald Koeman shkroi historinë për skuadrën katalanase që rreth 30 vjet pas finales së parë arriti të dilte fitimtare në këtë kompeticion.

2 vjet më pas, arena e stadiumit të Athinës u kthye në një skenë gati gati tragjike për djemtë e Johan Cruyff që u shkatërruan 4-0 nga Milani edhe pse për këtë finale ata ishin favoritët e mëdhenj me një brez të artë lojtarësh si Zubizarreta, Koeman, Stoichkov e Romario. Golat e finales u realizuan nga Daniele Massaro, Savicevic e Desally, të cilët i dhanë një leksion të vërtetë futbolli një prej skuadrave më të mira të historisë.

Në 3 finalete radhës, Barcelona nxori në pah gjithë madhështinë e një klubi të madh. Në 2006-ën, Eto dhe Belletti zhvlerësuan avantazhin e përkohshëm të Arsenalit me Campbell duke hipotekuar titullin e dytë të UEFA Champions League.

3 vjet më vonëishte radha e Manchester United për të marrë një leksion nga jashtëtokësorët katalanas që këtë herë kishin në armatën e tyre një gjeni si Lionel Messi. Argjentinasi shënoi golin e dytë të finales së Romës ku më parë kishte realizuar edhe i përhershmi Samuel Eto. 2-0 dhe trofeu i tretë për Barcelonën.

Në finalen e vitit 2011u përsërit e njëjta histori me ndryshimin e vetëm se 90 minutëshi u luajt në Londër ku blaugranat dominuan “Djajtë e Kuq” 3-1 për të siguruar kupën e katërt të kampioneve. Dy dekada suksesi për një klub që periudhën e shkëlqimit europian e ka arritur gjatë epokës kur trofeu u quajt UEFA Champions League. Barcelona është kalorësja e epokës moderne të futbollit europian.

Juventusi, skuadra e “mallkuar” e finaleve

Nga Beogradi në Manchester, 7 finale të luajtura dhe vetëm dy të fituara. Së bashku me Benfican dhe Bayernin e Mynihut, Juventusi është skuadra më e mallkuar e 90 minutëshit të fundit të UEFA Champions League dhe nëse historia përsëritet edhe në 6 Qershor, bardhezinjtë do të behën skuadra me më shumë finale të humbura në garën për trofeun më prestigjoz të kontinentit, plot gjashtë herë.

Ishte viti i largët 1973kur Juventusi nuk arriti të dilte me kokën lart në finalen e parë të Ligës së Kampioneve. Zoff, Bettega dhe Causio u përballën me Ajaxin e famshëm te Johan Cruyff dhe ishin holandezët ata që hipotekuan kupën për të tretin sezon rresht me një gol të Rep në minutën e katërt duke betonuar mitin e Ajaxit të madh të viteve 70.

10 vjet më vonë,bardhezinjtë nga Torino u kualifikuan sërish për në finalen e madhe që u zhvillua në vitin 1983 në Athinë. Përballë tyre ishte Hamburgu që shihej si jo favorit kundër një skuadre që kishte hedhur në fushë 6 kampionë bote si Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli e Rossi me dyshen e sulmit Platini-Boniek. Por edhe në këtë finale, Juventusi doli nga fusha e lojës mes lotëve pasi ishte Felix Magath ai që ngriu ëndrrat e torinezëve me një silur që në minutën e 8.

2 vjet më pas,në finalen tragjike të Brukselit, ishte Platini ai që ngriti për herë të parë në qiell trofeun me veshë të mëdhenj. Goli i francezit nga pika e bardhë mes rrënojave të Hejselit vendosi finalen përballë Liverpoolit por më shumë se një finale e UEFA Champions League, ajo ditë do të mbahet mend gjatë për tragjedinë që shkaktoi 39 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga radhët e të dyja tifozerive.

11 vjet më pasnjë tjetër finale e fituar. Në Romë sërish kundër Ajaxit u konsumuan 120 minuta ne një ndeshje ku u shënuan vetëm dy gola por Peruzzi bllokoi penalltitë e Davids e Siloy duke i dhuruar Juventusit të dytin trofe të Ligës së Kampoioneve. Kjo ishte edhe finalja e fundit e ëmbël për bardhezinjtë sepse gjatë viteve në vazhdim do të kishte vetëm zhgënjim.

12 muaj më pas,ishte Borussia Dortmund kundërshtari i radhës. Në Mynih, Juventusi i Lippit u dorëzua me një humbje 3-1 ku Roddle regjistroi dy gola dhe Ricken një tjetër. Rrjeta e Del Pieros nuk shërbeu për asgjë dhe skuadra e Mancelo Lippit doli e zhgënjyer nga klasikja e viteve 90.

20 Maj 1998, Finalja e tretë rresht. Në “Amsterdam Arena” italianët u mundëm nga Reali i Madridit që në atë kohë drejtohej nga Jupp Heynckes. Predrag Mijatovic shtriu nokdaun juventinët duke u dhënë një tjetër leksion në një finale që gjithsesi ishte e barabartë dhe pa favoritë të qartë.

Maj 2003, Juventusi u rikthye në një finale, këtë herë të gjithë italiane. “Old Traford” hapi dyert për derbin apenin ku bardhezinjtë sfidonin Milanin e Schevcenkos. 120 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura. Nga llotaria e 11 metërshave Buffon priti goditjet e Seedorf e Kaladze, por Dida bëri më mirë duke bllokuar Trezeguet, Montero e Zalayetan. Një tjetër finale e humbur për Lippin dhe e pesta për Zonjën e Vjetër që këtë herë kërkon të evitojë pokerin e disfatave në 90 minutëshin final të Berlinit.

Leave a Reply

Back to top button