Zodiak Ditor

Cilat janë tre shenjat më me fat për ditën e sotme, 15 Dhjetor 2019

Këto janë tre shenjat më me fat për ditën e sotme:

BINJAKET

Gjatë kësaj dite do vlerësoheni shumë për sinqeritetin në të folur. Mund të mos i pranoni shumë fajet që keni bërë, por kjo do jetë çështje tjetër. Ju që keni një lidhje edhe pse do jeni paksa irritues, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lëre të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohë që pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë të hënë. Në punë do doni ta ndryshoni rutinën dhe do bëni të pamundurën për t’i konkretizuar ëndrrat. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq.

GAFORRJA
Gjatë kësaj dite do i kaloni që të gjitha pengesat që do iu dalin para dhe do ecni më qetësisht në rrugën që keni nisur. Ju që keni një lidhje do i keni më të lehta gjërat falë mbështetjes së Uranit dhe ato që keni pritur aq shumë do iu realizohen. Mund të filloni edhe të bashkëjetoni. Për ju beqarët dita do jetë e favorshme për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Mos i merrni gjërat me shpejtësi sepse mund të bëni ndonjë gabim. Në punë edhe pse mund të merrni ndonjë përgjigje negative nuk duhet të trishtoheni dhe as të dorëzoheni. Urani do sjellë goxha probleme me financat duke iu shtyrë të shpenzoni pa limit.

VIRGJERESHA

Neptuni do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja më të bukura  dhe më të çmendura. Për ju që keni një lidhje, deti i dashurisë mund të ketë disa dallge, të cilat do ua prishin paksa qetësinë në çift. Fatmirësisht mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Venusi, të cilët do iu ndihmojnë të përballoni gjithçka. Ju beqarët nuk do jeni aspak të tërhequr nga aventurat pa të ardhme, por kësaj here do takoni personin ideal. Në punë do merrni kritika, por kjo nuk duhet t’iu mërzitë. Pranojini gabimet dhe mundohuni që të bëni më të mirën që sot e tutje. Me financat nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mirë është të tregoheni të kujdesshëm. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button