Zodiak Ditor

Cilat janë tre shenjat më me fat për këtë të enjte, 21 nëntor 2019

Mësoni se cilat shenja do të jenë me më shumë fat për sot.

AKREPI

Kur yjet janë në pozicion të mirë, duhet të viheni në lëvizje. Një propozim, një telefonatë ose një pasion duhet të mbështetet ose të kryhet pa hezitim. Keni nevojë për dikë që t’ju nxisë, madje edhe për t’u bërë më të mirë. Vera ju ka vënë nën presion, dhe tani ju duhet të rigjeni tonin e duhur, në përpjekje për të ecur përpara mirë dhe pozitivisht.

PESHQIT

Pavarësisht se Hëna është kundërt, horoskopi i kësaj dite të enjte është pozitiv. Edhe pse ndiheni pak të lodhur dhe të rënë fizikisht, hijeshia juaj është e tillë që i magjepsni të tjerët me një shikim të thjeshtë. I tërhiqni të tjerët si magnet, kur jeni kaq të ëmbël, askush nuk ju reziston dot!

BRICJAPI

Ka një qiell të rëndësishëm për ata që duan të fillojnë nga e para. Gjithçka që ka kaluar dhe që dukej e rëndësishme deri para disa muajsh, nuk është më e vërtetë. Tani po jetoni vetëm për veten tuaj. Ju nuk jeni egoistë, por përpiqeni vetëm të mbroni veten, veçanërisht nëse dikush ju ka sulmuar. Ju keni një mburojë që e nxirrni vetëm kur ju duhet të mbroheni. Dhe në vitin 2020 do të jetë shumë efektive. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button