ZZZFun

Cilën prej letrave zgjidhni? Do ju kujtojë diçka të rëndësishme për të ardhmen

Letra nr. 1

Kjo letër vjen në jetën tuaj sot për t’ju kujtuar se me secilën nga veprimet tuaja po ndërtoni realitetin tuaj.

Eshtë e mundur që në një moment të mund të keni dyshime për aftësinë për t’i realizuar ëndrrat tuaja, por në rast dyshimi mbani mend që jeni një person entuziast, i apasionuar, i guximshëm dhe që vetë natyra juaj është arritja e qëllimeve.

Letra nr. 2

Kur ndjeni trishtim është sepse në një farë mënyre ju i përmbaheni kujtimeve të së kaluarës dhe kur ndjeni ankth është sepse keni kaluar shumë kohë duke menduar për të ardhmen.

Mos harroni se e kaluara dhe e ardhmja nuk janë gjë tjetër veçse përfytyrime mendore të asaj që dikur ishte apo ajo që prisni të jetë dhe se e vetmja gjë që vërtetë ekziston dhe ju takon juve është këtu dhe tani, dhe është aty ku jeta ndodh vërtet.

Letra nr. 3

Ju karakterizoheni si një person i cili e di se angazhimi dhe dëshira për të ecur përpara janë thelbësore për ndërtimin e jetës së ëndrrave tuaja dhe për këtë arsye gjithmonë vendosni gjithë shpirtin, përpjekjen dhe zemrën tuaj në gjithçka që bëni.

Sfida juaj kryesore është të jeni të durueshëm dhe të mësoni të rridhni bashkë me jetën, pasi ka të ngjarë të jeni pak në ankth në disa raste dhe të vini në dyshim ritmin natyror të gjërave. Mos harroni se jeta është e përsosur dhe ka kohën e saj.

Letra nr. 4

Universi funksionon në ekuilibër. Çdo veprim gjeneron një reagim, çdo veprim sjell një pasojë. Nëse aktet tuaja janë të dashurisë, prosperitetit, lumturisë dhe plotësisë, ato do të arrijnë në jetën tuaj në bollëk vetëm nëse e lejoni.

Kjo letër hyn në jetën tuaj sot për t’ju kujtuar se, në kundërshtim me atë që jemi mësuar, ka një madhështi të barabartë në të dhënit po aq sa në të marrit. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button