Sport

Ç’pati Luis Van Gali që u shemb përtokë para arbitrit? (Video)

Screen Shot 2016-02-28 at 23.00.30

Luis Van Gali ka bërë emër me veprimet e tij në vijën anësore që në ditët e herdhme të karrierës së tij, dhe në nxehtësinë e ndeshjes së sotme përballë Arsenalit, ai vendosi t’u rikthehet zakoneve të vjetër.

Traineri i Manchester United ishte tërësisht kundër një vendimi të arbitrit në fundin e pjesës së dytë dhe më pas protestoi me arbitrin e katërt, Mike Dean.

Dean, një arbitër që nuk para tutet përballë zemërimit të trainerëve, mbeti i palëvizur, kështu që holandezi vendosi të bëjë një rindërtim.

Van Gaal, cuditërisht, u shemb përtokë ashtu si një futbollist që simulon, u shtri dhe vazhdoi të shikojë nga Dean, gjë që shkaktoi të qeshura të forta në Old Trafford.

Ky do të jetë padyshim një prej momenteve më të vecantë të sezonit. Në të vërtetë, mund të mos e marrim vesh kurrë se cfarë po përpiqej të arrinte Van Gaal./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=HYXhG3IJA1g

Leave a Reply

Back to top button