Sport

CR7: Disa shifra pikante për futbollistin e rekordeve

Në ditët e fundit, ka shënuar një tjetër rekord, jashtë nga fusha e lojës: disa shifra të Roberto Rajas për Cristiano Ronaldon.

100 milionë

Numri i ndjekësve në Instagram të arritur në 4 maj nga futbollisti portugez i Realit të Madridit, i pari sportist në botë që arrin këtë shifër. (Lionel Messi, rivali i madh tek Barcelona, e ndjek në distancë me 70.8 milionë).

3

Golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo (CR7 për shkak të numrit të fanelës) në 2 maj në ndeshjen e parë në Bernabeu, në gjysmëfinalen e Champions League me Atleticon. 3 gola kishte shënuar edhe kundër Bayernit, sërish në Madrid, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve në 18 prill (2 gola i kish shënuar në ndeshjen e parë). Në total janë shtatë tripleta të shënuara në Champions (rekord që e ndan me Messin).

399

Golat e CR7 në 389 ndeshje me fanelën e Realit të Madridit. Në Champions, 104 gola në 142 ndeshje.

32

Vitet e Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro (ky është emri i tij i plotë). Prej tetë vitesh luan tek Reali i Madridit. I blerë nga Manchester United në verën e vitit 2009 për një shifër afro 94 milionë Euro. Për të, klubi spanjoll ka fiksuar një shifër një miliardë Euro, shumë e cila nuk është kërkuar ndoinjëherë në historinë e futbollit.

2016

Vit në të cilin me të në skuadër, Portugalia fitoi Kampionatin e saj të parë Europian (me 138 ndeshje dhe 71 gola është lojtari i parë për nga numri i ndeshjeve dhe golave të shënuar për kombëtaren portugeze). Viti 2016 ishte dhe viti i Topit të Artë për herë të katërt: të parin e kish fituar në vitin 2008. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button