Sport

Dilema e Guardiolës nuk e tremb Bajernin

Screen Shot 2015-12-20 at 10.31.55

Eshtë një periudhë disi e vecantë në shtëpinë e Bajernit dhe merkatoja ndikon gjithmonë, ose të paktën përpiqet të ndikojë të ardhmen e klubit. Guardiola është një trainer shumë i kërkuar që nuk e ka zbuluar ende se cfarë do të bëjë vitin tjetër. Ekipet e mëdha angleze si Manchester City, Chelsea dhe Manchester United kanë nisur ta kërkojnë me këmbëngulje. Ndjesia është që në javët e ardhshme do të zbulohet e ardhmja e teknikut spanjoll.

Hipotezat janë dy: ose do të kemi në javët e ardhshme, një Bajern të shpërqëndruar që ndjek një trainer të tërhequr tashmë, ose një formacion super të karikuar për të fituar trofetë e fundit me Guardiolën, përpara ardhjes së trainerit të ri, që mendohet të jetë Ancelotti.

Tek Juventusi ndjekin me vëmendje situatën, të vetëdijshëm se Guardiola di të fitojë edhe kur po i mbaron kontrata dhe që ndeshja mes dy ekipeve në të tetat e Champions’ do të jetë në limitet e të pamundurës. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button