Brian Chen është një gazetar i teknologjisë për The New York Times dhe megjithëse nuk e ka përdorur shumë rrjetin social, duke shkarkuar të gjitha informatat që Facebook kishte për të, ai zbuloi se ata kishin edhe kontaktet e plota të iPhone-it dhe informacionin ekuivalent me 160 orë muzikë.
Chen shpjegoi:
Kam zbuluar se rreth 500 reklamues (shumë prej të cilëve kurrë nuk i kisha dëgjuar, të tilla si Bad Dad, një dyqan me motor dhe Space Jesus, një grup elektronik) kishin informacionin tim të kontaktit, i cili mund të përfshinte e-mailin tim, telefonin dhe emrin tim të plotë”
Siç e përshkroi vetë ai, profili i tij ishte me pak informacion, ai rrallë publikonte ndonjë gjë në këtë faqe dhe pothuajse nuk bëri asnjë klikim në reklama. Megjithatë, kur hapi dosjen “ishte si hapja e kutisë së Pandorës”, shkruan ai me habi.
Ai vazhdon:
Facebook gjithashtu kishte kontaktet e mia të plota të telefonit, duke përfshirë edhe numrin e banesës sime. Rrjeti social kishte mbajtur një regjistër të përhershëm të rreth 100 njerëzve që unë kisha fshirë nga lista e shokëve të mi në 14 vitet e fundit, duke përfshirë edhe ish-en time”
Gabriel Weinberg, themeluesi i DuckDuckGo, i tha atij se si një politikë e përgjithshme, “ata nuk fshijnë asgjë”.
Arsyeja është e thjeshtë dhe ekonomike: të dhënat ruhen dhe i ndihmon markat të orientojnë më mirë reklamat e tyre./CNA