Foto

Drama e pensionistit që qan, ulur përtokë para Bankës. Fotot që bënë xhiron e botës

Screen Shot 2015-07-04 at 12.13.56

Momente të vështirë për grekët që, sidomos kur janë të moshuar, nuk kanë karta bankomati apo krediti, dhe janë të detyruar të rrinë për orë të tëra në radhë për të tërhequr një grusht Euro

Për të përshkruar dramën e Greqisë, mjafton edhe një fotografi. Në të shfaqet një person, i ulur në trotuar, përpara një banke në Selanik. Ka pamjen e dëshpëruar dhe qan. Eshtë përjetësuar nga një fotograf i France Press dhe fotografia bën menjëherë xhiron e botës në rrjetet socialë. Eshtë imazhi i dramës që po përjeton Greqia në këto ditë vere.

Në fotografi të tjera, shihet i njëjti pensionist që, i ndihmuar nga policia dhe një funksionar i bankës, me zor ngrihet në këmbë. Por zgjidhja mbetet e vështirë: përpara bankës pensionistët vihen në radhë, të gatshëm të presin me orë të tëra për të tërhequr një grusht para. Sot sportelet janë hapur për t’u mundësuar atyre që nuk kanë karta, sidomos të moshuarve, që të tërheqin para për të plotësuar nevojat bazë: për momentin lejohet tërheqja e vetëm 120 eurove në javë./Bota.al

Screen Shot 2015-07-04 at 12.13.56 Screen Shot 2015-07-04 at 12.13.48 Screen Shot 2015-07-04 at 12.13.39

Leave a Reply

Back to top button