Si të ...

“Duam dhëmbë të bardhë!”

Si të përgatisni maska natyrale për dhëmbë të bardhë, pa qenë nevoja për të shkuar te dentisti.

Mjafton të jeni të vetëdijshëm se duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetesës, të tilla si: Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me vitaminë D dhe vitaminë K2, duke përfshirë gjalpë, mish pule dhe qumësht me yndyrë, pastroni dhëmbët me pe para se të shkoni në shtrat, etj.

Shmangni konsumin e sheqerit të rafinuar të bardhë. Këto maska janë shumë të dobishme në zbardhjen e dhëmbëve tuaj. Receta për zbardhjen e dhëmbëve me sodë buke dhe nenexhik.

Përbërësit:

Gjysmë lugë çaji me sodë buke, 2 pika lëng limoni, 1 pikë vaj esencial, karamele mente, ¼ lugë çaji me pluhur nenexhiku të thatë (përbërës opsional). Është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur: Shtoni përbërësit në një tas të vogël dhe përziejini mirë. Merrni furçën e dhëmbëve dhe ngjyeni të përzierja.

Aplikoni masën në dhëmbët tuaj dhe lëreni aty për 3 minuta ose më shumë. Në fund, shpëlajeni gojën dhe lani si normalisht dhëmbët tuaj./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button