Si të ...

Pastruesja e infiltruar / Si të dallosh një sekser në universitet

Nuk ka kaluar shumë që nga pseudoprotesta e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga e cila përveç ‘boom-it` mediatik, nuk u dëgjua asnjë boom tjetër. U fol e u përfol me terma artistikë që ironizonin “kokat e patundshme „ të fakultetit, por në thelb nuk pati asgjë të re pas së cilës të mund të kapej qoftë dhe një fije shprese për ndryshim. Në vazhdën e ankesave, të cilat  vinin edhe si pasojë e zhgënjimeve të njëpasnëshme që sollën sezoni i shkurtit dhe i prillit, u dallua midis të tjerash, ndoshta për nga komizmi që e karakterizonte fenomenin, pastruesja-seksere. Se cila është puna primare në këtë duo të çuditshme, këtë nuk mund ta themi.

Po marim shembull numrin e lartë të unazave dhe ta analizojmë. Raporti rrogë/çmim.jetese në Shqipëri është gjithmonë një numër më i madh se zero por më i vogël se një. Pa dashur të gjykojmë apo paragjykojmë, por me pak llogari të gjithë e kuptojmë që  duhet një nivel  shumë më i lartë mirëqenieje për të përballuar nga një unazë floriri për secilin gisht.

Megjithatë,të  dallosh se kush është apo nuk është i përfshirë në këtë divizion, pa u vënë përpara nga paranoja dhe dyshimimi i tepërt, kthehet në një lojë të trukuar nga e cila ti, o student, je i humbur që pa filluar./Bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button