Si të ...

Ja si të krijoni vetë produktet e pastrimit të fytyrës

Heqja e grimit është një gjë që i mundon të gjitha gratë për çdo mbrëmje para se të flenë.  Por është edhe një proces i kushtueshëm edhe ky, duke marrë parasysh produktet që të duhen. Para se të shpenzosh disa para më shumë, mendo që edhe këtë produkt mund ta përgatitësh vetë në shtëpi.

Gjithçka që ju duhet për ta përgatitur është një vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak ujë aloe vera. Aloe është një produkt shumë i mirë për pastrimin e lëkurën nga yndyra dhe papastërtitë e ditës, por edhe për një lëkurë të shëndetshme.

Për ta realizuar këtë produkt si fillim përzieni  bashkë në një filxhan të vogël ose më pak vaj ulliri me disa gota me ujë aloe vera. Shkunde. Sapo e bëre formulën që të duhet për të pastruar grimin. Thjesht derdh një sasi të vogël në një copë pambuku të pastër dhe fshije grimin me lehtësi.

Leave a Reply

Back to top button