Sport

Duhet një reformim rrënjësor i FIFA-s

Screen Shot 2015-06-07 at 09.07.27

Nga Leonid Bershidsky

“Bloomberg View”

Tashmë që epoka e Sep Blaterit në FIFA ka përfunduar, organi qeverisës i futbollit botëror, ka shansin për të reformuar vetveten, në mënyrë që loja e ndershme të vlejë si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.

Kolegu im Mark Gilbert, ka propozuar shndërrimin e FIFA-s në një kompani publike, ndërsa unë kam mbrojtur idenë e ankandit për caktimin e vendit mikëpritës të Kupës së Botës, por së paku tani për tani, ndryshime të tilla radikale nuk kanë gjasa të ndodhin.

Pra, çfarë mund të bëhet në mënyrë të kënaqshme, për ta shndërruar këtë organizatë jo-fitimprurëse, në një entitet më të përgjegjshëm dhe më pak të korruptuar, teksa ajo vazhdon të kontrollojë një pjesë të madhe të të ardhurave nga sporti më popullor në botë?

Ekspertët, janë përpjekur për vite me rradhë t’i japin përgjigje kësaj pyetje, sidomos pas çdo skandali që ka tronditur FIFA-n. Për shembull, në vitin 2011, eksperti zviceran mbi korrupsionin, profesor në Universitetin e Bazelit Mark Pieth, shkroi sugjerimet e tij për përmirësimin e qeverisjes së FIFA-s.

Pieth mund të jetë paguar për këtë punë nga vetë FIFA, por rekomandimet e tij, kurrë nuk u zbatuan plotësisht, dhe përsëri sipas një raporti të vitit 2014, janë ende të denja për shqyrtim. Pastaj, janë edhe propozimet e profesorit të Universitetit të Kolorados në SHBA, Roger Pielke, të bëra në një letër të botuar në revistën “Sport Management Review” në vitin 2013.

Kur Blater tha javën e kaluar se kishte luftuar “për 3 apo 4 vitet e fundit, kundër të gjitha llojeve të korrupsionit” në FIFA, ai mund t’i jetë referuar zbatimit të pjesës më pak efektive të propozimeve së Pieth. FIFA, ngriti një numër komitetesh që kishin “etikë”,”kontroll” dhe “qeverisje të pavarur” në emrat e tyre.

Sigurisht, struktura të tilla nuk mundën veçse t’i shërbejnë qëllimit të tyre, në një organizatë që nuk është krejtësisht e korruptuar, e cila është e FIFA. Propozimet e bëra nga Pieth që nuk janë zbatuar, do të jetë më kuptimplota, duke përfshirë moshën dhe kufizimin e mandateve për zyrtarët më të lartë të FIFA-s, si dhe shtimin e anëtarëve të pavarur në komitetin ekzekutiv të organizatës.

Këto ide, nuk morën asnjë mbështetje nga udhëheqësit e FIFA-s apo anëtarët e komitetit ekzekutiv – dhe kjo pikë e fundit është thelbësore. Problemi më i madh i korrupsionit të përhershëm të FIFA-s, qëndron tek struktura e saj. Organizata me 209 anëtarë – trupa që mbikëqyr futbollin në të gjitha vendet dhe territoret e botës – duhet të zgjedhë secilin përfaqësuesit e vendeve në FIFA, dhe të gjithë kanë pushtet të barabartë gjatë votimit në kongresin e FIFA-s, që është “dega legjislative” e  organizatës.

Këto vende janë gjithashtu anëtare të gjashtë konfederatave rajonale, të cilat formojnë komitetin ekzekutiv. Korrupsioni fillon në nivelin kombëtar të federatës, e cila rezulton në një përzgjedhje negative:Vetëm ata më të dhënë ndaj korrupsionit, zgjidhen në krye të federatave rajonale, dhe më pas në krye të FIFA-s.

Kjo piramidë e kalbur, do të zgjedhë pasardhësin e Blaterit, dhe vështirë se është inkurajuese që ata e rizgjodhën Blaterin, pavarësisht lajmit të zbulimit nga SHBA të një skandali të madh korruptiv. Ai po zëvendësohet, vetëm për shkak se dha dorëheqjen. Statutet e FIFA-s e përjetësojnë këtë situatë, duke kërcënuar me sanksione kundër federatave anëtare, nëse këto të fundit i nënshtrohen “ndikimit të një pale të tretë”, që kryesisht janë qeveritë kombëtare.

Pazarllëqet shtetërore në përgjithësi, janë diçka negative për organizatat jo-fitimprurëse, dhe nuk ka dyshim se ky është rasti edhe për futbollin, veçanërisht në vendet ku sporti është politikisht i rëndësishëm (dhe ku kjo përfshin shumicën e vendeve). Edhe pse mbi FIFA-n, është ushtruar një lloj tjetër ndërhyrjeje qeveritare.

Për shembull, në vitin 2001, qeveria e Belizesë në Amerikën Qendrore, i tha kreut të federatës futbollit, që kishte refuzuar me këmbëngulje të publikonte bilancet financiare apo të lejonte zgjedhje konkurruese për postin e tij, se ai nuk mund të përfaqësojë më kombin.

FIFA e pezulloi menjëherë Belizen nga garat ndërkombëtare. Është thjesht “ndikimi i palës së tretë”, ai që solli rrëzimin e Blaterit. Hetimi i deritanishëm amerikan, i cila rezultoi me aktakuza ndaj 9 ish-zyrtarëve dhe drejtuesve aktualë të FIFA-s, u përqendrua mbi CONCACAF (Konfederatën e Futbollit të Amerikës Qëndrore dhe Veriore), me qendër në Majami, ku dhe SHBA-ja është anëtare. Unë dyshoj se hetimi do të kishte qenë më i lehtë, nëse CONCACAF nuk do të kishte selinë në Ishujt Kajman, dhe sikur të mos ishte inkorporuar si një kompani jo-fitimprurëse në Bahamas.

Sikurse shkruante Pielke në letrën e tij:Qeveritë vendore, nuk kanë asnjë mekanizëm formal për të ndëshkuar drejtpërdrejt FIFA-n, për çfarëdolloj shkaku. Përjashtimin e vetëm e përbën qeveria zvicerane, nën ligjet e të cilës është e përfshirë edhe FIFA. Eksperienca e deritanishme, tregon se një mbikëqyrje e tillë e drejtpërdrejtë ligjore, domosdoshmërisht fokusohet në çështje shumë të ngushta të ligjit zviceran, dhe madje edhe atëherë, pak mbikëqyrje aktuale është ushtruar ndaj FIFA-s.

Shoqatat anëtare të FIFA dhe konfederatat rajonale, kanë nevojë për një mbikëqyrje të rreptë nga qeveritë e vendeve përkatëse. Statutet e tyre dhe praktikat e qeverisjes, duhet të rishqyrtohen nga çdo shtet, që është i interesuar për zhvillimin e futbollit. Pasi kjo të ndodhë, shoqatat e futbollit do të jetë po aq të korruptuara sa edhe vendet në të cilat ato veprojnë, çka me siguri do të bëjë organizatën në tërësi më pak të korruptuar.

Çdo lidership i vërtetë reformator i FIFA, do të bënte për një farë kohe një sy qorr ndaj “ndërhyrjeve të palës së tretë”, duke inkurajuar një mbikëqyrje më të madhe nga qeveritë. Kjo gjithashtu, do të bënte të sigurtë që konfederatat rajonale të ri-inkorporohen në legjislacionet më pak miqësore me korrupsionin, ku hetimet si ajo e SHBA-së do të jenë më të lehta.

Hapi i parë ,do të jetë për të zhvendosja e selisë qëndore të FIFA-s jashtë Zvicrës dhe e çuar atë, të themi, në Britani të Madhe, vendlindjen e futbollit, federata e së cilës prej vitesh ka bërë thirrje për reforma. Së shpejti, një pjesë e madhe e anëtarësisë së FIFA-s, do të jetë e interesuar në maksimizimin e të ardhurave të FIFA-s nga ngjarjet ndërkombëtare dhe pjesën e tyre të të ardhurave, dhe jo thjesht pjesën e marë prej shantazhit të tyre, nga të gjitha llojet e skemave korruptive.

Më shumë anëtarë gjithashtu, do të pyesin veten nëse kanë realisht nevojë për një superstrukturë, e cila në vitet 2011-2014, shpenzoi  1 miliardë dollarë (ose rreth 20 për qind të shpenzimeve të saj totale) për veten e vet.

Një reformë e thellë nga poshtë-lart, tek e fundit mund të tkurrë FIFA-n dhe ndoshta të bëjë që ide të tilla, si shndërrimi i saj në një korporatë publike, apo nxjerrjen në ankand të së drejtës për zhvillimin e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, të jenë të realizueshme.

Leave a Reply

Back to top button