Teknologji

E gjithë bota do të jetë e lidhur

Si dhe përse, edhe më të fundit do të përfundojnë në rrjet

Screen Shot 2016-03-20 at 19.36.33

Ajo që mbetet jashtë njerëzimit, njerëzimi ashtu si ishte përpara ardhjes së rrjeteve sociale dhe smartphone-ve. Për momentin mungojnë në apel katër miliardë: nuk e përdorin internetin, nuk kanë celular, dhe për ta nuk dimë pothuaj asgjë. Por jo edhe për shumë kohë: është duke u krijuar një hartë e rezolucionit të lartë, për t’i pikasur dhe numëruar. Eshtë aq e madhe, saqë për ta përmbajtur do të duhej ekuivalenti i gjashtëqind kompjuterëve portativë.

Flasim për katër miliardë persona nga shtatë miliardë e gjysmë banorë që ka mbi Tokë. Shumica pra, që megjithatë tingëllon si një pakicë jashtë Historisë. Të duken si nomadë të stepave, si Shitët për të cilët rrëfente Herodoti. Ata hynin në kontakt me qytetërimet e palëvizshëm dhe ishin ata që, u regjistornin zërat. Sot, të jesh në skaje do të thotë të jesh jashtë fluksit të informacionit që po plazmon gjithçka. Ndoshta e mbani mend, në vitin 2012 u tha se atë vit ishin krijuar më shumë të dhëna, se sa në pesëdhjetë shekujt e mëparshëm. Në të vërtetë, është pak gjë në krahasim me atë që na pret. Sipas Cisco, 90 përqind e të dhënave në qarkullim janë prodhuar nga viti 2014 e deri sot. Dhe janë të barabarta me tre zetabajtë e gjysmë, që në vitin 2020 do të bëhen 44 zetabajtë. po, po, zetabajtë. Nuk të thotë shumë, edhe po të mësosh që është një numër me 22 shifra. Atëherë do të mjaftojë të themi se është ekuivalenti i 180 milionë herë më shumë se sa dokumentat që përmban Biblioteka e Kongresit në Uashington.

Ja pra, nga ky fluks gjigand sot janë ende të përjashtuar 4 miliardë persona. Por Facebooku, me projektin e tij Telecom Infra Project që sapo është shpallur në Kongresin Botëror të Telefonisë së lëvizshme në Barcelonë, synon të fitojë shpejt terren. Për ta bërë, po shfrytëzon një prej gjuhëve më të lashta, atë të hartave./bota.al

Leave a Reply

Back to top button