Sport

E publikon Barcelona: Golat e Mesit, që nuk i keni parë. Viktimat? Ter Stegen dhe Cillesen (Video)

Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Sulmuesi argjentinas ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Barcelonën por edhe me Argjentinën thuajse në të gjitha ndeshjet.

Golat e shumtë të shënuar dhe asistimet në ndeshje i kanë dhuruar tifozëve kënaqësi në shkallët e stadiumeve.

Por ka qenë pikërisht klubi katalunas që ka publikuar një video të Messit me golat e shënuar në nxehje para se të fillojnë takimet.

E ‘viktimat’ e tij kanë qenë pikërisht shokët e skuadrës portierët Marc Andre Ter Stegen dhe Jasper Cillessen.

“Argjentinasi jo vetëm që prodhon momente të magjishme në ndeshjet konkurruese por edhe në nxehje para ndeshjeve”.

“Me një top në këmbët e tij, Lionel Messi është i aftë për gjithçka”.

“Kënaquni me golat e mrekullueshëm në videon tonë ekskluzive”, ka shkruar ndër tjera klubi katalunas. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button