Teknologji

E vërteta rreth mitit më të madh të teknologjisë

The truth about technology’s greatest mythNga erozioni i fshehtë i historisë dixhitale, në heshtjen e teknologjisë së “zgjuar”, nëpërmjet sekreteve të pista të emaile-ve dhe rëndësinë e harresës, unë dashuroj të eksploroj tensionet midis mjeteve dixhitale dhe vetvetes analoge – jo për shkak se teknologjia duhet që të anashkalohet apo të dënohet, por për shkak se ajo mbetet e zhyer në histori, politikë dhe dobësi njerëzore, si çdo gjë tjetër që ne prekim

Tom Chatfield

Shumë optimistë besojnë se teknologjia mund të transformojë shoqërinë, kushdoqoftë interneti apo telefoni i fundit. Por, ashtu sic Tom Chatfield argumenton në kolonën e tij të fundit për BBC Future, e vërteta në lidhje me marrëdhëniet tona me teknologjine është shumë më interesante.

Duke dhene leksion në fund të vitit 1968, sociologu amerikan Harvey Sacs i drejtohet njërës prej dështimeve kryesore të ëndrrave teknokratike. Ne kemi shpresuar gjithmonë që, “vetëm në qoftë se ne do të kishim prezantuar një makinë të re fantastike komunikimi, bota do të transformohej.” Në vend të kësaj, megjithatë, edhe pajisjet tona më të mira dhe të shkëlqyera duhet të vendosen brenda praktikave ekzistuese në një “botë që ka atë lloj organizimi që ka”.

Si shembull, Sacs ka marrë telefonin. I futur në shtëpitë amerikane gjatë tremujorit të fundit të shekullit të 19-të, një bisedë e menjëhershme përmes qindra apo edhe mijëra kilometrash dukej afërsisht një mrekulli. Për Botimet Shkencore Amerikane në 1880, kjo paralajmëronte “asgjë më pak sesa një organizim të ri të shoqërisë – një gjendje e gjërave në të cilën çdo individ, sado i vetmuar, do të arrijë përmes thirrjes telefonike tek çdo individ tjetër në komunitet, duke shpëtuar prej komplikimeve sociale dhe të biznesit … “.

Por historia që u shpalos nuk ishte aq shumë “një organizim i ri i shoqërisë”, si derdhje e sjelljes ekzistuese njerëzore në kallëpe të freskëta: të mirësisë tonë, shpresës dhe bamirësisë; lakmisë tonë, krenarisë dhe epshit. Teknologjia e re nuk ka sjellë një revolucion brenda natës. Në vend të kësaj, ka pasur përpjekje të fuqishme për të përshtatur risi në normat ekzistuese.

Debatet më të egra të hershme rreth telefonit, për shembull, nuk kishin të bënin me revolucionin social, por me njerëzillëkun dhe mashtrimin. Ajo cfarë qasja ndaj bashkëbiseduesve që nuk i sheh, nënkupton për shenjtërinë e shtëpisë – ose për anëtarët sylesh ose te korruptueshëm të familjes, të tillë si gratë apo shërbëtorët? A ishte e turpshme për të biseduar, ndërsa visheshe në mënyrë të papërshtatshme? Të tilla ishin shqetësimet e përditshme të telefonisë të shekullit të 19-, që u përputhën me përpjekjet e kompanive të telefonit për t’i siguruar abonentët për mirësjelljen e tyre.

Ashtu si Sacs e përcakton, çdo objekt i ri është mbi të gjitha “rast për të parë përsëri atë që ne mund të shohim kudo”, – dhe ndoshta qëllimi më i mirë për çdo shkrim rreth teknologjisë është për të trajtuar risitë jo si një fund, por si një mundësi për të ri-vëzhguar veten.

Unë e kam shkruar këtë kolonë dy javore që nga fillimi i vitit 2012, dhe në dy vitet e fundit kamë parë pajisjet dhe shërbimet e reja të bëhen pjesë e negociatave të ngjashme. Sipas të gjitha matjeve, e jona është një epokë e mbushur me risi. Shumë shpesh, ajo ofron një rrugë, jo drejt të kuptuarit, por drejt një verbërie befasuese rreth normave dhe supozimeve tona.

Merrni përsëritjen e mërzitshme të numrave brenda të cilit është shprehur çdo koment mbi teknologjinë moderne. Ejani në fund të 2014, do të ketë më shumë telefona të lëvizshëm në botë se sa njerëz. Ne kemi lëvizur nga nisja e informatikes moderne të tabletëve në mes të vitit 2011, për tek tabletat e kontabilitetit që ka të ngjarë të zënë më shumë se gjysmën e tregut botëror, në kompjuterët personalë të shitur në vitin 2014. Nëntëdhjetë për qind e të dhënave të botës është krijuar në dy vitet e fundit. Telefonat e sotme janë më të fuqishme se superkompjuterat e djeshëm. Softet e sotme janë më të mirë sesa ne në çdo gjë, nga loja e shahut, në shfaqjet e gjëzave. Dhe kështu me radhë.

Miti i Njëshit

Është një histori në të cilën të dyja makinat dhe aftësitë e tyre rriten përherë, duke na zvarritur nëpër udhëtimin eksponencial. Ndoshta në përcaktimin e mitit të amatorit të epokës sonë, kjo veçanti, parashikon një të ardhme në të cilën makinat kalojnë një horizont përtej të cilit, intelekti i tyre tejkalon tonin. Dhe ndërsa shumica e njerëzve mbeten të paprekur nga një besim i tillë, padurimi apokaliptik që ajo mishëron është shumë i njohur. S’ka dyshim se kjo është vetëm një çështje kohe – thotë teoria – para se përfundimisht të shpëtojmë, shtojmë ose kapërcejmë natyrat tona dhe dalim në një fazë të re të historisë njerëzore.

Ose jo. Për shkak se – ndërsa progresi teknologjik dhe shkencor është me të vërtetë një gjë e habitshme – marrëdhëniet e tij me progresin njerëzor janë më shumë aspiratë, sesa fakt themelor. Nëse neve na pelqen ose jo, nxitimi nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Ne mund të mallohemi për t’i shpëtuar mishit dhe historise, por ne jemi të zënë duke u pajisur me të njëjtën gamë të vjetër të bukurive, perversiteteve dhe dështimeve, të gjitha shumë njerëzore. Me kalimin e kohës, ëndrrat tona të teknologjisë, duke u nisur thjeshtë nga aktualiteti, do të dukeshin të çuditshme, njësoj sikur zotërinjtë e kohës së Viktorias të kishin veshur veshje mbrëmjeje, për të bërë një telefonatë.

Nga erozioni i fshehtë i historisë dixhitale, në heshtjen e teknologjisë së “zgjuar”, nëpërmjet sekreteve të pista të emaile-ve dhe rëndësinë e harresës, unë dashuroj të eksploroj tensionet midis mjeteve dixhitale dhe vetvetes analoge – jo për shkak se teknologjia duhet që të anashkalohet apo të dënohet, por për shkak se ajo mbetet e zhyer në histori, politikë dhe dobësi njerëzore, si çdo gjë tjetër që ne prekim. /BBC/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button