ZZZFun

TEST PSIKOLOGJIK i imazheve / Figura që zgjedh zbulon vështirësitë e tua

Pengesat, vështirësitë, luftimet e vogla dhe të mëdha të përditshme me të cilat secili prej nesh përballet ose përpiqet t’i shmangë. Testi psikologjik i imazheve që ju propozojmë, ju flet pikërisht për këtë. Pengesa e vogla që ndonjëherë marrin formën dhe peshën e gurëve të vërtetë.

Ajo që në mendjen tonë ka konturet e një mali shumë të pjerrët,na tremb, na tmerron. Dhe të gjithë përpiqen të mos përballen me të. Eshtë pikërisht kjo frikë që na pengon të jemi të qetë, më pak në ankth.

Pra, le të shohim se çfarë po përpiqemi të shmangim, apo atë që përpiqemi të kapërcejmë. Testi mund të jetë vërtet i dobishëm në këtë kuptim. Ta provojmë

Por para se të marrim pjesë në provë dhe pastaj të zbulojmë se cila është vështirësia më e madhe që po përjetojmë, thë themi edhe dy fjalë për këtë koncept.

Seneca thoshte që vetëm përmes vështirësive mund të arrihet tek yjet. Të dish se çfarë është e frikshme, çfarë është shqetësuese, është hapi i parë dhe më i rëndësishëm drejt vetë-përmirësimit.

Cila figurë tregon vështirësinë tuaj më të madhe?

Figura n.1

Ata që zgjedhin figurën numër 1 të testit, hasin në vështirësitë më të mëdha kur u duhet që të bëjnë një zgjedhje. Vështirësia e parë si një formë e pasigurisë dhe pavendosmërisë që të kap kur përballesh me një udhëkryq.

Frika nga gabimi, por edhe se mos rrezikoni atë që zotëroni tashmë. Një vështirësi me të cilën ndeshen shumë njerëz, veçanërisht kur vazhdimisht vihen në provë dhe përballen me ndryshime të vazhdueshme.

Në këtë rast duhet të mbahet mend se ajo që është arritur nuk është e rastësishme. Eshtë dëshmi se ne jemi në gjendje të kapërcejmë sfidat. Dhe për këtë arsye mund të përballim me siguri të tjera sfida, duke pasur kapacitetin dhe duke përfituar nga përvojat e fituara.

Figura n.2

Vështirësia më e madhe e atyre që kanë zgjedhur figurën numër 2 të testit, është kërkimi i përsosmërisë që, në çdo rast, në vend të jetë stimul, bëhet pengesë. Të jesh kërkues me veten tënde, të presësh më të mirën nga ajo që bën, është sigurisht një fakt i rëndësishëm.

Me kusht që ky qëndrim të mos bëhet frenues dhe diçka që pengon potencialin tuaj. Një dozë tolerance ndaj vetvetes është më e domosdoshme se kurrë, bashkë me pranimin se jo gjithçka meriton të njëjtin angazhim.

Figura n.3

Vështirësia e atyre që kanë zgjedhur figurën e tretë është ajo mënyrë të menduari, që çon në shqetësim të tepërt për gjithçka. Një lloj shqetësimi që shpesh rezulton në një ndjenjë të pafuqisë. Kjo nuk stimulon veprimin dhe rezultatin që mund të arrihet duke vepruar, ndoshta edhe gabimisht.

Ata që përpiqen të analizojnë gjithçka, të parashikojnë çdo detaj, shpesh nuk dëshmojnë se janë skrupulozë. Por, përkundrazi, manifeston vështirësinë për të vepruar, për të bërë. Jo gjithçka mund të parashikohet, edhe sepse jeta nuk është lojë shahu. Kështu që ecni përpara dhe korrigjoni duke ecur! / meb.al

Leave a Reply

Back to top button