Analiza

Flamujt e racizmit / Tani edhe “Bashkë me erën” është një simbol përplasjesh

 

Jugu i SHBA ende në reminishencën e Luftës Civile. Ka nga ata që duan të çensurojnë edhe filmin “Bashkë me erën”, prishin statujat e baballarëvetë pavarësisë, nga dyqanet zhduken suveniret e Luftës Civile. Pas Çarlestonit, Amerika është sërish e përçarë mbi simbolet e Jugut dhe po reflekton mbi historinë e saj

Screen Shot 2015-06-30 at 13.32.00

Ai flamur, me kryqin e Jugut që mbështeste skllavërinë, dhe që valëtitej para Parlamentit lokal të Karolinës së Jugut “është një shuplakë në fytyrë për të gjithë ne, pasardhësit e skllevërve”,- tha Guendolin Nill, gjatë funeralit të 9 viktimave të masakrës së Çarlestonit.

Por ende askush, madje as guvernatori republikan Niki Hallej, nuk ka as guximin dhe as “autoritetin” për ta hequr atë, shton gruaja. Ajo vazhdon të turfullojë, nën sfondin e një ngjarje që ende vret, por që ende nuk do të vdesë dhe që “shtrin hijen e saj”, sikurse shkroi së fundmi Pol Krugman, “mbi kombin amerikan”, saktësisht 150 vjet pas fundit të Luftës Civile, e përkthyer në ekzistencën ose kthimin e simboleve të atij turpi

[real3dflipbook id=”316″]


Leave a Reply

Back to top button