Foto

FOTO/ Shokuese! Djali 10 vjeçar mbyllet në kafaz nga shokët. Duan ta djegin si në videot e ISIS

Një grup  fëmijësh në Jemen janë përpjekur  të djegin të gjallë një djalë 10-vjeçar,  pasi e mbyllën atë fillimisht në një kafaz.

Skena e djemëve ishte një imitim tronditës i vrasjes  së pilotit jordanez nga terroristët e Shtetit Islamik.

Rreth  shtatë djem besohet se kanë sulmuar viktimën ende pa emër në fshatin Al Dahthath në krahinën veriore të vendit.

Fëmija i pambrojtur ishte mbyllur në një kafaz prej druri dhe mbi trupin e tij shokët kishin hedhur benzinë  para se t’i vendosnin flakën.

Fatmirësisht një grup njerëzish vendasit pikasën sulmin dhe menaxhuan situatën duke i shpëtuar jetën e djalit, edhe pse ai mbeti nga kjo “shaka” me djegie të tmerrshme në këmbët e tij./j.h/TemA/

1 3 2

Leave a Reply

Back to top button