Pas vrasjes së Michael Brown në Ferguson, SHBA, një protestues tha: “Nëse nuk shkatërrojmë gjë, nëse nuk shembim gjë, nëse nuk i vëmë flakën asgjëje, ata nuk do të na kushtojnë vëmendje”. Në fakt ka ndodhur më tepër se kaq që nga ajo ditë gushti. Janë dhënë vendime gjykate që shfajësojnë policët dhe zemërojnë komunitetin e zezakëve, janë vrarë zezakë të tjerë. Dhe në fund, janë vrarë dhe dy policë. Ka frikë dhe dëshpërim në Amerikë…