Foto

Fotografitë më të rëndësishme të historisë: Ekzekutimi i fundit në gijotinë

Ekzekutimi gijotineEkzekutimet në publik nuk janë një shënim historik në fund të faqes. Shumë vende vazhdonin të ekzekutonin në publik kriminelët, duke u prerë kokën në gijotinë, edhe më pak se një shekull më parë. Në këtë fotografi, tehu i gijotinës është duke u bërë gati t’i presë kokën Eugen Veidmanit. Veidman ishte një hajdut dhe një vrasës, përpara se të kapej dhe të dënohej me vdekje. Në 17 qershor 1939, turma të tëra erdhën për të para spektaklin tragjik.
Përse duhej të vinin për të qenë dëshmitarë të një shfaqje të tillë makabër? Në atë kohë, autoritetet i përdornin ekzekutimet publikë për të bërë shembuj të dënuarit. Prindërit merrnin me vete fëmijët për të parë, dhe u thoshin: “E sheh cfarë ndodh kur njerëzit nuk binden!” Njerëzit vinin edhe thjeshtë për argëtim. Ne shkojmë në kopshtin zoologjik apo në ndeshje sportive, ndërkohë që francezët shkonin për qejf të shihnin njerëz që u pritej koka.
Kjo fotografi shkaktoi një debat aq të madh, saqë qeveria nisi të lejojë vetem ekzekutimet me dyer të mbyllura pas botimit të saj. Kohërat kanë ndryshuar vërtetë – në vend të kishin një “efekt moralizues”, ekzekutimet në publik shiheshin si jo të qytetëruar dhe barbarë. Më pas, gijotinat u përdorën larg syve të publikut deri në 1977, kur u hoq dënimi me vdekje. Më pas, të gjithë këto pajisje u dërguan në muzetë e shumtë të Francës.

Leave a Reply

Back to top button