Foto

FOTOHISTORI / Diplomacia e … shkopinjve. Zhou Enlai mëson Nixonin të hajë…

Screen Shot 2016-03-11 at 19.07.06

Në një banket të pasur në Shangai, Kryeministri kinez Zhou Enlai shfaq etiketën e tij në përdorimin e shkopinjve për të ngrënë, ndërkohë që presidenti i SHBA, Richard Nixon e vështron.

Dreka u shtrua gjatë një samiti një javor, që Nixoni e përshkroi si “Java që ndryshoi botën”. Ishte hera e parë e një vizite zyrtare në Kinë nga një president amerikan dhe gjatë saj u bënë disa lëvizje për shkrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Planet për udhëtimin nisën pas “Diplomacisë së Ping Pongut”, ku ekipet kineze dhe amerikane të ping pongut shtrinë degën e ullirit duke bërë ftesa për vizita reciproke në vendet e tyre./bota.al

Leave a Reply

Back to top button