Foto

FOTOHISTORI / Nëntë mbretër në një shkrepje

Seria: Më mirë fotografi, se sa fjalë…
Funerali i Mbretit Eduard VII i Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua të premten, 20 maj 1910. Ishte një prej grumbullimeve më të mëdhenj të mbretërve europianë që ka ndodhur ndonjëherë, si dhe një prej të fundit, pasi shumë prej familjeve mbretërore europiane u rrëzuan pas Luftës së Parë Botërore. (Mbreti Manuel II i Portugalisë e humbi shumë më herët fronin e tij, në tetor të po atij viti).
Në këtë fotografi shfaqen nëntë monarkët europianë që morën pjesë në funeral, të fotografuar në Kështjellën Windsor në 20 maj 1919. Në këmbë, nga e majta në të djathtë: Mbreti Haakon VII i Norvegjisë, Mbreti Ferdinand i Bullgarisë, Mbreti Manuel II i Portugalisë, Kaizer Vilhelmi II i Gjermanisë, Mbreti George I i Greqisë dhe Mbreti Albert I i Belgjikës.
Ulur, nga e majta në të djathtë: Mbreti Alfonso XIII i Spanjës, Mbreti George V i Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbreti Frederick VIII i Danimarkës.

nine kings

Leave a Reply

Back to top button