Foto

Fotot magjepsëse të eklipsit. Edhe Trumpi nuk i reziston dot, nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë

Eklipsi ka përfunduar trajektoren e tij, duke udhëtuar nga Oregoni në South Carolina rreth 90 minuta më vonë.

Pjesa më e thellë e hijes, ose umbra, e lëshuar nga hëna ra mbi “shtegun e plotësisë” prej rreth 70 miljesh të gjerë, dhe 2.500 milje të gjatë dhe që kalonte në 14 shtete të SHBA.

Familja e Parë u mblodh në ballkon e Shtëpisë së Bardhë për të parë eklipsin e parë të përgjithshëm diellor që ka përfshirë gjithë Amerikën, nga bregu në breg, prej 99 vitesh.

Dhjetëra njerëz të famshëm, përfshirë klanin Kardashian, Ellen DeGeneres dhe Serena Uilliams gjithashtu panë live eklipsin.

Leave a Reply

Back to top button