Foto

FOTO+VIDEO/ Disa plagë nuk shërohen kurrë! Vuçiç sulmohet me gurë dhe këpucë në Srebrenicë

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kaluar një moment shokues, gjatë vizitës së tij në Bosnje.

Rreth orës 12:50 të së shtunës, Vuçiç ishte i pranishëm në Potocari ku po mbahej 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës. Por vizta e tij nuk është pritur aspak mirë.

Kyeministri serb Aleksander Vuçic është qëlluar me gurë, këpucë, shishe qelqi dhe sende të tjera.

Ai u sulmua kur ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore.

Ndërhyrja e forcave të sigurisë  ka qenë e shpejtë, duke e mbrojtur kryeministrin serb dhe duke e larguar nga vendi, por megjithatë mediat britanike shkruajnë se një gur e ka kapur Vuçiç në sy, duke i thyer dhe syzet.

https://www.youtube.com/watch?v=iZ6phBSDvVg

Kryeminsitri serb u dërgua menjëherë në makinë, por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuan rrugës.

Prania e kryeministri serb nuk u pritur mirë që nga momenti kur ai mbërriti në Serbrenicë.

Vizita e tij u shoqërua me britma, sharje e  fishkëllima e deri tek sulmi me sende të forta. Bosnja përkujtoi sot 20 vjetorin e masakrës së Srebenicës, e cila cilësohet si genocidi i dytë më i keq i historisë së Europës pas atij ndaj hebrenjëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore./j.h

Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.25 Screen Shot 2015-07-11 at 23.44.06 Screen Shot 2015-07-11 at 23.44.01 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.57 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.51 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.47 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.43 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.39 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.34 Screen Shot 2015-07-11 at 23.43.29

Leave a Reply

Back to top button