Teknologji

FUNDI I KOMPJUTERIT PERSONAL / Ka nisur epoka e post-PC?

postpcDitët e fundit, ka patur raportime për dicka shumë të rëndësishme që është duke ndodhur në botën e teknologjisë, dicka që sugjeron një të ardhme të ndryshme për të gjithë ne… të paktën deri në një farë mase. Në fakt, mund të kemi vite që kemi jetuar në këtë lloj të ardhmeje. Për cfarë e kemi fjalën? Për agimin – më në fund – të epokës së post Kompjuterit Personal. Ka ardhur momenti kur, jo vetëm flasim për të, por edhe e shohim aty, mu përpara syve tanë.

Deri në këtë moment, ka patur gjithmonë më shumë kompjutera personalë të instaluar në botë, se sa ka patur telefona celularë smartphone, apo tabletë. Sigurisht, iPhonet dhe iPadët kanë qenë një risi e madhe, por njerëzit kanë vazhduar të duan kompjuterët e tyre të besuar personalë, për pjesën më të madhe të nevojave teknologjike.

Megjithatë, dicka e re dhe shumë e rëndësishme ndodhi në tremujorin e katërt të vitit 2013, sipas analistit Benedict Evans: më shumë “kompjuterë” – ajo kategori që përfshin pajisjet inteligjente si Mac, iPhone, iPad dhe iPod me prekje – u shitën nga Apple se sa nga të gjithë partnerët e Microsoft Ëindoës të marrë së bashku. Mbi 80 milion pajisjet që shitën gjatë kësaj periudhe i nxorrën djemtë e Cupertinos në krye, edhe në një kohë kur totalit të Microsoftit iu shtuan edhe Ëindoës Phones.

Evans e ka përshkruar këtë si një “moment simbolik” për botën e pajisjeve të lëvizësshme, dhe vështirë se mund të kundërshtohet.

Ju mund të mendoni… pa prit pak. Cfarë është epoka post Kompjuter Personal (nga ky moment do ta quajmë PC, sic quhet kudo në botë)? Në fund të fundit, edhe nëse ju po e lexoni këtë artikull nga një pajisje iPad apo iPhone, me shumë gjasa e keni një laptop apo një desktop në shtëpinë tuaj. A është nisur kompjuteri personal dejt rrugës që mori dikur dinosauri proverbial, edhe kur bëhet fjalë për ato tabelat e sikletshme të excel-it? A është kjo thjeshtë një luftë Mac kundër PC?

Përgjigja për të dy këto pyetje është jo. Kur vëzhguesit e teknologjisë flasin për epokën post-PC, ata nuk flasin për ndonjë kohë mistike kur kompjuterët personalë do të kenë ikur një herë e mirë – ose të paktën shumica e tyre. Ka të bëjë më shumë me një tendencë të përgjithshme të rënies së shitjeve të PC në treg, teksa njerëzit përdorin më shumë telefonat celularë dhe tabletët për të kryer shumicën e punëve që një herë e një kohë i bënin me PC… qoftë kur lidhen me një mik në Facebook, kryejnë veprime me makinë llogaritëse apo edhe punojnë me tabela, nga ato të thjeshtat. Në shumë drejtime, epoka post-PC ka të bëjë me faktin që kompjuteri personal nuk është më në qendër të gjithckaje, sic ka qenë dikur. Në fakt, njeriu që e pagëzoi këtë term, shkencëtari i MIT, David D. Clark foli në vitin 1999 për një të ardhme të botës së kompjuterëve e cila do të ishte “pashmangshmërisht heterogjene” dhe një “rrjet plot me shërbime”. Ai imagjinonte një botë ku “gjithcka do të jetë e lidhur në internet”, nga televizorët dhe orët e dorës, deri tek syzet dhe makinat e toastit. Duke shtuar: “Filloni e mësohuni!”

Ose ndoshta mund të flasim për një tjetër person shumë të rëndësishëm në historinë e shkurtër të epokës post-PC, të ndjerin Steve Jobs, për të bërë një analogji sa më të mirë për rolet e ardhshëm respektivë të kompjuterëve personalë dhe pajisjeve të epokës post-PC. Në një intervistë me Ualt Mossberg dhe Kara Suisher në konferencën e D8 në vitin 2010, ai tha se tableti do të jetë për kompjuterin personal ajo cfarë vetura është sot për kamionin.

Duke përshkruar se si kamionët kishin qenë dikur mjeti kryesor i transportit në Amerikë, përpara popullarizimit të veturës bashkë me urbanizimin, ai tha se “kompjuterët personalë do të vazhdojnë të jenë në qarkullim. Ata do të vazhdojnë të kenë shumë vlerë. Por do të përdoren rrallë”.

 

Evolucioni i vazhdueshëm i kësaj epoke të re

 

Po të rikthehemi tek e tashmja, dhe si të gjithë këto tendenca do të vazhdojnë në të ardhmen. Analistët thonë se gjërat po duken shumë rozë për Apple në këtë moment, teksa vetëm një tjetër kompani – Samsung – ia kalon tashmë numrit të shitjeve të kompjuterëve me Ëindoës, me shitjet e veta të pajisjeve të lëvizësshme. Më shumë se 83 milionë smartphone-s u shitën nga Samsung gjatë tre muajve, sipas Gartner, numër ky që i shtohet rreth 12 milionë tabletëve.

Gjithashtu Apple ofroi një cmim mesatar të shitjes së pajisjeve të saj prej 584 dollarë, për iPhone, iPad, iPod dhe Mac, krahasuar me 544.30 që ishte cmimi mesatar i kompjuterëve me Ëindoës të shitur në tremujorin e tretë. Një tjetër shenjë e rritjes së dominimit të smartphon-ëve është fakti që sipas Gartner, shitjet e tyre vjetore kaluan ato të celularëve të zakonshëm për herë të parë në vitin 2013. 968 milionë smartphone-t që u shitën në gjithë globin vitin që kaloi shënuan një rritje me 42.3 përqind në krahasim me 2012-ën.

Megjithatë, statistikat ofrojnë arsye për t’u kënaqur për Apple edhe për vitet që do të vijnë. Parashikimi i Evans është që numri i smartphone-ve në përdorim në botë, do të kalojë më në fund atë të kompjuterëve personalë në gjysmën e parë të këtij viti. Në fakt, mund të kemi arritur në pikën kulmore tashmë, duke patur parasysh botimin e një grafiku sipas të cilit aktualisht janë 1.6 miliardë kompjuterë personalë të instaluar sot në botë, ndërkohë që janë afro 1.3 miliardë smartphone si dhe më shumë se 200 milionë tabletë – dhe nuk ka asnjë dyshim që janë pajisjet e lëvizshme që po vazhdojnë të shiten më me shpejtësi.

 

Roli i “iDevices”

 

Sigurisht, ka shumë faktorë që kanë kontribuar në rritjen e shitjeve të smartphone-ve dhe tabletëve si dhe rënien e PC. Disa flasin për dështimet e njëpasnjëshëm të Microsotfit pas Ëindoës XP në kohën e Steve Billmer, ndërkohë që të tjerë përcaktojnë si faktor kryesor gjeninë e Sir Johny Ive në projektim apo filozofinë Steve Jobsit, për marrëdhënien mes arteve liberalë dhe teknologjisë. Drejtuesi i Apple, teksa prezantonte iPadin e parë, thoshte: “Arsyeja përse Apple mund të krijojë produkte si iPad është se ne gjithmonë jemi përpjekur të jemi në kryqëzimin mes teknologjisë dhe arteve liberalë”.

Pastaj, janë zhvillimet në vetë sistemin iOS që i kanë bërë pajisjet e Apple alternativa më të volitshme se sa PC. Futja e platformës iCloud nga Apple në vitin 2011 thjeshtë coi përpara idenë e ndërlidhjes mes pajisjeve të shumta të një përdoruesi, teksa tashmë nuk ishte më e thënë që PC të ishte në qendër të të gjithë jetës digjitale të një personi.

Mendoni gjithashtu se si Jobsi dhe ekipi i tij reaguan ndaj kritikave për iPadin e parë, kur u shprehën shumë dyshime (përfshirë edhe ish kundërshtarin Bill Gates) se sa dallim mund të bënte ai, në një botë ku tashmë kishte netbooks dhe laptops. Për shembull, Lev Grossman shkruante tek revista Time se “ndërkohë që është një pajisje e mrekullushme për të konsumuar materiale, nuk ndihmon shumë për të lehtësuar krijimin e tyre”. Ai vazhdonte se “iPad e zhvendos theksin nga krijimi i materialeve, tek thjeshtë përthithja dhe manipulimi i tyre. Ai të hesht, të kthen pas tek një konsumator pasiv i kryeveprave të të tjerëve”.

Kjo ishte kritikë e hidhur për Jobsin, duke parë se si Mac-ët e kompanisë së tij kishin mundësuar krijimin e gjithckaje, që nga muzika dhe filmimet, tek faqet e internetit dhe blogjet. Ai iu fut punës për të garantuar që iPadi i ardhshëm do të ishte një pajisje që favorizonte krijimin, dhe trashëgimia e asaj pune është e dukshme sot në App Store, dyqanin virtual të Apple për aplikacione, me programe që nga Pages tek GarageBand. Të gjithë këta kanë ndihmuar për të eklipsuar gjithnjë e më shumë kompjuterin personal.

 

E ardhmja e PC

 

Për shenja të mëtejshme se si panorama e post-PC po nxit produkte krejt të ndryshëm teknologjikë për të ardhmen, mjafton të shohim atë cfarë u ekspozua në ekspozitën e përvitshme CES 2014. Kishte shumë pak gjëra tradicionale dhe, Microsoft pothuajse nuk u prezantua are. Edhe Chromebook-ët e Toshibës, me shumë gjasa kompjuterët më tradicionalë në ekspozitë, funksiononin shumë mirë me iCloud.

Por nuk është e domosdoshme të shohësh faqet e thashethemeve apo lancimet e produkteve për të kuptuar se era po ndryshon. Në fakt, mjafton të shihni pajisjet elektronike që keni në shtëpi. Nëse ju duhet të bëni një listë për pazarin, një lojë të shpejtë apo për të parë një video në YouTube, a e merrni mundimin që të hapni kompjuterin personal tani? Sa kohë që keni një tablet apo një smartphone, përgjigja ndaj kësaj pyetje, me shumë gjasa është “jo”.

Për cfarë e përdorni kompjuterin? Shanset janë që të jetë sërish i preferuaru për detyra më të vështira apo të specializuara, që nga shkrimi e deri tek kërkimet, tek grafikët dhe programimi. Kjo është në të vërtetë e ardhmja e PC – një e ardhme që cuditërisht ngjan shumë me të kaluarën e largët, kur ata ishin vegla e punonjësve në zyra dhe jo atyre që luanin, apo tipave krijues. Vetëm prisni deri kur dikush të vijë në shtëpinë tuaj, të shohë një PC në një qoshe, dhe të pyesë për se e përdorni. Atëherë do e kuptoni vërtetë që e ardhmja post-PC ka ardhur tashmë.

Benjamin Kerry

Leave a Reply

Back to top button