Teknologji

Fundi i internetit global. A duhet të trembemi?

La fine della Rete globale25 vjet pas lindjes, Interneti është në rritje eksponenciale por po rriten edhe presionet lokale që synojnë ta ndajnë në një seri rrjetesh rajonalë. Faji është i Data Gate dhe i forcave centrifugale të pandalshme. Kështu, Gjermania kërkon mbrojtja nga përgjimet, ndërsa Brazili dhe Europa shpallin një megaprojekt për shtrirjen e fibrave optike

25 vjet pas lindjes, Interneti është ende në një fazë të plotë rritjeje. Ka lodhur deri më sot pothuajse një të tretën e njerëzimit, dhe një konsorcium kompanish mes të cilave Facebook, Samsung dhe Qualcom, premtojnë që do ta vënë tani në dispozicion të secilit prej 4.6 miliardë qenieve njerëzore që ende nuk kanë mundësi përdorimi. Po të kish qenë një shtet, do të kishte një GDP sa ai i Francës, por ndryshe nga vendi transalpin, ekonomia e tij është rritur 18 herë nga 2005 deri në 2012, dhe premton të trefishohet deri në 2025-ën. Vetëm në 2011-ën, prej të ardhurave që i vërtiten ka krijuar 6 milionë vende pune. Në pamje të parë, ky progresion duket i pandalshëm. Megjithatë, prej pak kohësh menaxherët e kompanive protagoniste janë duke lëshuar një thirrje alarmi: integriteti i rrjetit është i rrezikuar prej forcave centrifugale të pandalshme, që shumë shpejt do të prodhojnë një proces ballkanizimi. Një fenomen që drejtuesi i Google, Eric Schmidt e ka sintetizuar në formulën: Splinternet, domethënë Interneti i ndarë.

Origjina

Për të shpjeguar këtë transformim, shpjegon Gordon M. Goldstein në një artikull në revistën The Atlantic, duhet të shkojmë në origjinë të formimit të rrjetit dhe pararendësit të tij, Arpanet, një sistem komunikimi mes kompjuterëve që ishte krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA në fundin e viteve ’60. Sado që i hapur për kontributet e çdokujt përreth botës, interneti u zhvillua duke nisur nga SHBA, si një shprehje e lidershipit botëror, që SHBA gëzoi përgjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Amerikanët janë furnizuesit kryesorë të kanaleve të komunikimit si AT&T dhe Verizon, amerikane janë kompanitë që zhvillojnë një pjesë të madhe të përmbajtjes, nga Facebook tek Google.

Datagate

Ky sistem hyri dukshëm në krizë me Datagate-n, që i tregoi botës se si përqëndrimi i fluksit të të dhënave në duart e kompanive të lidhura të gjitha me të njëjtin vend, përfundon duke i ofruar një funksion kontrolli asaj qeverie. Në nivel diplomatik, Angela Merkeli u kufizua me dënimin e përgjimeve që ajo vetë dhe gjermanët kishin pësuar prej NSA-së. Por ndërkohë kancelarja ka nisur të kërkojë një sistem rajonal të internetit, në të cilin të dhënat delikate mbrohen nga ndërhyrjet e amerikanëve.

Brazili dhe Europa kanë lajmëruar një projekt prej 185 milionë dollarësh për shtrirjen e fibrave optike në fundin e oqeanit, që do i çlironte edhe ato nga ndërhyrjet e amerikanëve. Australia, Franca, Korea e Jugut, India, Indonezia, kazakistani, Malajzia dhe Vietnami po i zgjerojnë kufijtë e informacioneve delikatë, për të cilët secili prej tyre kërkon rregjistrimin e detyrueshëm në server-a lokalë.

Ekonomia

Edhe dimensioni ekonomik ka një peshë të rëndësishme në këtë debat. Një rrjet rajonal në vend të atij universal që njohim sot, do të favorizonte vendosjen e të drejtave të hyrjes dhe do të promovonte kompanitë lokale në vend të shumëkombësheve të mëdha. Ekspertët e Universitetit të Davisit në Kaliforni parashikojnë që pas katër vitesh, i ashtuquajturi “cloud computing”, që sot dominohet nga kompanitë amerikane dhe që bazohet në internetin global dhe të lirë, mund të humbasë nga 22 në 35 miliardë dollarë. Në konferencën e parë të OKB për qeverisjen e rrjetit global që u mbajt në Dubai dy vjet më parë, 89 vende kërkuan që administrimi i rrjetit të kalojë formalisht në duart e një organizate ndërkombëtare si për shembull agjencia e OKB-së, ITU. Propozimi u refuzua nga 54 shtete anëtarë, mes tyre SHBA, të cilët kërkojnë që një funksion i tillë të mos ketë asnjë konotacion politik, as atë të një oganizate ndërqeveritare ndërkombëtare.

Labirinti

Por procesi duket i pandalshëm: Rusia, Kina, Egjipti, Arabia Saudite dhe Sudani kanë kërkuar prej dy vitesh që të tërheqin kontrollin e adresave të internetit nga duart e kompanisë private jofitimprurëse amerikane që vepron me lejë nga Ministria e Tregtisë. Amerikanët kërkuan kohë, por ekziston rreziku që tensioni të shkaktojë një çarje, dhe që çdo qeveri e interesuar të fillojë të duplikojë strukturën, të kërkojë një rregjistrim lokal dhe më pas ta izolojë faqen me një sistem mbrojtjeje. Për përdoruesit kjo do të thotë futje në një labirint kibernetik të mbushur me dyer dhe kurthe të mundshëm. Me një fjalë: është fundi i internetit siç e kemi njohur deri më sot. /Il Messaggero/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button