Foto

Gabime në projektim: Qiellgërvishtësi “i ferrit” (foto)

Po ta shohësh kështu, dielli që reflektohet në fasadën e Walkie Talkie, qiellgërvishtësi i ri në qendër të Londrës, duket thjeshtë një spektakël magjepsës, por në të vërtetë ai ka një karakteristikë të tmerrshme: shkrin gjithcka që e rrethon, duke filluar nga tapetet e makinave.

Për shkak të një gabimi në projektim, në fakt, sipërfaqja e lugët dhe krejt e mbuluar me pasqyra të fasadës së ekspozuar nga jugu, reflekton dhe përqëndron rrezet diellore në rrugët që e rrethojnë, me temperatura që arrijnë 72 gradë celcius, e që shkrijnë kroskotet e automobilëve, krijojnë fluska në pjesën e jashtme prej bojës që bymehet, apo duke djegur moketet, sic i ndodhi një dyqani pranë.

Përgjegjësit, pasi kryen dëmshpërblimet, kanë ngritur struktura mbrojtëse përreth ndërtesës.

1

Leave a Reply

Back to top button