Teknologji

Gjashtë gjërat që duhet të dini për Galaxy Note 5

note 5

Tableti Galaxy Note 4 sapo ka dalë në treg. Pasardhësi i tij Galaxy Note 5 nuk do të dalë në treg deri nga fundi i vitit të ardhshëm. Por thashethemet dhe spekulimet mbi këtë fablet kanë filluar që tani. Ja gjashtë gjërat që duhet të dini për Galaxy Note 5:
Galaxy Note 5 do të ketë ekran me rezolucion 4K
Ai mund të jetë telefoni i parë inteligjent që do të vijë me teknologjinë 4K të ekranit. PhoneArena raporton se Note 5 do të përmbajë ekran 5.9 inç ultra HD me rezolucion 3840 x 2160 pikselë dhe densitet 743 pikselë për inç. Gjiganti korean ka më shumë se një vit që ka zbuluar teknologjinë 4K . Samsung mund të fillojë prodhimin në masë të ekraneve 4K në gusht të 2015, në kohën kur do të prezantohet edhe Galaxy Note 5.
Një procesor i fuqishëm Snapdragon
Raportet sugjerojnë se Note 5 do të ketë procesorin super të fuqishëm të Qualcomm-it, Snapdragon 810 64-bit që mbështet ekranin 4K. Ndërsa IntoMobile thotë se fableti do të ketë një procesor edhe më të fuqishëm, ndoshta Snapdragon 820. Ai do të ketë 4GB RAM dhe një bateri me kapacitet 4,000mAh.
Trup prej metali
Telefonat e Smasung-ut janë kritikuar për kasat e tyre prej plastike. Prandaj kompania ka vendosur që Galaxy Note 6 dhe Galaxy Note 5 të kenë trup prej metali.
Kamera të cilësisë së lartë
Galaxy Note 4 ka katër opsione të reja kushtuar selfie-ve. Ai ka gjithashtu disa veçori të tjera të dobishme, si stabilizuesi optik i imazheve (OIS). Note 5 pritet të ketë kamera të pasme 21 megapikselë dhe kamera ballore 6 megapikselë.
Hapësirë UFS
Faqja ueb koreno-jugore, ETNews, ka mësuar se Galaxy S6 do të ketë gjeneratën e ardhshme të hapësirës UFS. Kjo hapësirë universale është më e lirë dhe më efikase se hapësira eMMC. Ajo ka gjithashtu shpejtësi më të lartë transferimi deri në 1.2 GB për sekondë.
Ka mundësi që edhe Galaxy Note 5 të ketë hapësirën USF 2.0.
Panairi IFA
Samsung ka prezantuar historikisht pajisjet e saj Galaxy Note tek panairi IFA. Kështu edhe fableti i ardhshëm Galaxy Note pritet të prezantohet në konferencën e ardhshme IFA që do të zhvillohet në shtatorin e vitit tjetër. Samsung mund të prezantojë gjithashtu aksesorë të rinj, si kufjet e realitetit virtual ose një orë inteligjente së bashku me Galaxy Note 5. /krokodili/

Leave a Reply

Back to top button