Teknologji

Gjithcka që duhet të dini për shkarkimin e detyrueshëm të Facebook Messenger

Marrëzinë kolektive, e cila dihet që në rrjete socialë ndonjëherë fryhet edhe për arsye të kota, e ka nxtur më shumë shqetësimi për respektimin e privatësisë. Sidomos autorizimet që kërkohen kur shkarkohet Messengeri në pajisjet që punojnë me sistemin Android

messenger1Po, Facebooku kërkon të na detyrojë të shkarkojmë aplikacionin e tij, Messenger. Por jo, nuk do e përdorë për të na marrë fotografitë apo për të dërguar mesazhe tek kontaktet tanë, për hesap të vet. T’i marrim me radhë.
E gjitha nisi në prill, kur Mark Zuckerbergu bëri të ditur se dëshiron të ndajë në platforma të lëvizshme veprimtarinë parësore të rrjetit social, nga shkëmbimi i mesazheve privatë. Me aplikacionin e Facebook mund të vazhdohet të publikohen statuse, t’u bëhet “tag” miqve dhe të komentohen ato që thonë të tjerët, ndërkohë që për t’i shkruajtur një apo më shumë kontakteve privatisht duhet që të dorëzohemi dhe të shkarkojmë Messengerin, edhe ky falas. Në pranverë, lajmi u prit me habi, mbi të gjitha sepse prej pak muajsh, Zuckerbergu kishte blerë ëhatsappin, një ikonë analoge me Messengerin e tij. Këto ditë, shumica e atyre që nuk e kanë shkarkuar aplikacionin por ka bërë një përditësim të aplikacionit të Facebookut në celularin e vet, ka ma rrë një mesazh ku i këshillohet detyrimi për të shkarkuar Messengerin, nëse dëshiron të vazhdojë të komunikojë privatisht. Habia e fillimit ia ka lënë vendin polemikave. Arsyeja e parë, për të cilën ka pak për të thënë, është vetë imponimi: përdoruesve nuk u pëlqen të “drogohen” me një shërbim, për t’u drejtuar më pas gjetkë, duke shfrytëzuar varësinë e krijuar. “Keni nisur keq me detyrimin e njerëzve për të instaluar këtë gjë, kur Facebook e kishte tashmë chat-in e vet të brendshëm”. Mund të përmblidhen kështu komentet e përdoruesve në dyanet virtualë të Google dhe Apple.
Marrëzinë kolektive, e cila dihet që në rrjete socialë ndonjëherë fryhet edhe për arsye të kota, e ka nxtur më shumë shqetësimi për respektimin e privatësisë. Sidomos autorizimet që kërkohen kur shkarkohet Messengeri në pajisjet që punojnë me sistemin Android: sic e ka shpjeguar Facebooku në një deklaratë, politika e dyqanit virtual të Google parashikon që përdoruesi të japë miratimin e tij për të gjithë funksionet e aplikacionit përpara se ta shkarkojë dhe përdor një gjuhë të përbashkët për të përshkruar karakteristikat e ikonave të ndryshme. Aksesi në fotokamerë në cilindo moment dhe mundësia që aplikacioni të përdorë kontaktet e përdoruesit, gjë e cila u denoncua në dhjetor të vitit që kaloi nga Huffington Post, kanë vënë si pasojë në alarm ata që përgatiteshin ta shkarkonin. I ndryshëm debati për përdoruesit e Apple, të cilët kanë mundësinë të pranojnë ose jo secilin funksion. Por bëhet fjalë për ndryshime në formë dhe jo në thelb: Messengeri kërkon autorizime të ngjashëm me ata të të gjithë aplikacioneve të tjerë për të lejuar ndarjen e fotografive të bëra tashmë ose ato që do të bëhen, ja pra pse duhet aksesi në fotokamerë; të dërgojë mesazhe zanorë, e si pasojë kërkon akses edhe në mikrofon; dhe të ruajë kontaktet e pranishëm në rubrikë si kontakte Messengeri apo të telefinojë dikë duke nisur nga ekrani i aplikacionit. Pra, asgjë për t’u shqetësuar. Ose më saktë, nuk kemi pse shqetësohemi ndryshe nga sa do shqetësoheshim për përdorimin e të dhënave tona nga Facebook apo cilido aplikacion tjetër. Këshilla është gjithmonë që t’i kushtoni disa minuta leximit të kushteve.
Thënë kjo, pasi shkarkohet, Messengeri shfaqet goxha agresiv: nëse provon të hapësh mesazhet privatë nga Facebook, hapet automatikisht dhe në rast se ti nuk ke njoftime aktivë, të inkurajon ta bësh cdo herë që fillon një shkëmbim me dikë. Pra të lodh. Dhe më shumë e ndien bateria.
Për të caktivizuar njoftimet, si përdoruesit e iOS ashtu edhe ata të Androi duhet të shohin detajet e telefonit. Kush dëshiron t’i kundërvihet me të gjithë forcat lëvizjes së fundit të Zuckerbergut, mund të kufizohet tek versioni i internetit të rrjetit social apo krijimit në ekranin e telefonit të një lidhjeje me ekranin e mesazheve. Edhe pse, dihet, në fund do të lëshojnë të gjithë. pikërisht, prej lodhjes.

Leave a Reply

Back to top button