Foto

Gra të mbyllura në kafaz, shiten si skllave nga ISIS

skllavet

Kjo foto u publikua në Twitter nga Brigitte Gabriel, aktiviste arabe nga Libani dhe po bën xhiron e botës. Është një turpërim vrasës përjetimi i këtyre grave të sektit Yazidi dhe kristian, të rrëmbyera pak ditë më parë në Mosul nga xhihadistët e ISIS. Tashmë ato janë mbyllur në një kafaz ndërsa sillen vërdallë nëpër tregjet e qytetit për tu shitur si skllave, njëlloj si në tregun e kafshëve apo të frutave. Siç deklaron Ministria e të Drejtave të Njeriut në Irak, këto janë gra nën moshën 35 vjeçare dhe janë rrëmbyer në qytetin Sinjar nga luftëtarët e ISIS. Rrebelët i ndanë gratë në kampin e robërve dhe i detyruan të vishin rrobën për të mbuluar fytyrën. Hërë pas herë sillen rrotull në qytet në këtë kafaz për t’u shitur.

Leave a Reply

Back to top button