Teknologji

Hapësira e fundit bosh

Koha e kaluar në udhëtim është e vetmja në të cilën jemi me të vërtetë “të stakuar” nga gjithçka. Por gjërat janë duke ndryshuar: Jemi të rrethuar nga motorrët që duan të na vënë në punë ( e të shoqërizohemi), në mënyrë të detyruar, edhe atje

internet airplaneMë i shpejti për ta nuhatur këtë ndryshim ka qënë- edhe këtë herë- një Italian: Ugo. Me mbiemrin Vanuzzi ai është një projektues i cili u zhvendos në Paris për vite me radhë. Sapo ka nisur një aplikacion – të blerë tashmë nga transportues të ndryshëm – i cili përfshin lojëra, filma, muzikë, facebook, prenotim taksie, marrje me qira makinash, gazetash të përditshme e revistash përmes lidhjes wi-fi në 10 mijë metra lartësi. Avioni i parë me “Ugon” në bord (po, aplikacioni quhet si ai vetë) do të marrë viston brenda fundit të këtij viti, pas dritës jeshile që ka dhënë tashmë Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (Easa), e cila ka eliminuar detyrimin e “modalitetit në fluturim” për paisjet elektronike duke hapur, në fakt, Internetin në një kuotë të lartë fluturimi edhe në Evropën e vjetër.
Vueling, kompania e fluturimit e kontrolluar nga një ndërmarrje e përbashkët midis Iberisë e British Airways, e tërhequr nga mantra e shërbimeve me vlerë të shtuar, në vend të kësaj ka vepruar me levën e marketingut. Sapo ka sponsorizuar një aktivitet të ideuar nga Assolombarda duke bashkuar 100 sipërmarrës të rinj italianë e spanjolllëe duke çliruar (mbi një avion të linjës) “animal spirits” të kapitalizmit. Tema: Nisje në turizëm. Në esencë ishte interesi për të gjetur ide të reja të biznesit në kohën e humbur – deri tani – nga fluturimi. “The Socratic socratica” ka prodhuar kështu një lloj Linkedin në aeroplan: kompania e fluturimit, e cila ndan me anën e një platforme sociale emrat e profesionet e pasagjerëve që janë në bord. Ata të cilët mund të njihen e prezantohen midis tyre në rast se parashikojnë sinergji të mundura bashkëpunimi. Nga takimi në linjën Milano-Barcelona ka lindur edhe një aplikim i bazuar mbi teoremën e formimit në distancë: je në bord, kliko në ikonë, vendos kufjet e përmirëso anglishten tënde përmes një serie ushtrimesh ne kartë.
Tani imagjinoni të jeni drejtor i burimeve njerëzore i një kompanie shumëkombëshe në fluturim për Shtetet e Bashkuara. Në bord në sajë të këtij Linkedin-i të ri, mund të zbuloje të kishe dhjetëra kandidatë potencialë, të mahnitur nga ideja për të bërë pjesë në realitetin tuaj. Mund të merrje dhjetëra kurrikulume në letër në moment, nëse dispozitivët janë të lidhura me anë të wi-fi me një printer në gjëndje edhe për të siguruar kartat e biznesit sipas nevojës. Ose më keq: ju jeni një menaxher pasurish të mëdha në linjën Londër-Singapor. Pas disa minutash, dhjetëra udhëtarë të magnetizuar, në kërkim të financimeve për idenë e tyre të jashtëzakonshme të biznesit: një aplikacion social i modës së fundit. Kështu që ju mund të gjendeni nostalgjikë për fluturime me celular fikur. Edhe nëse ju duket tmerrësisht e mërzitshme e joproduktive. Të paktën ju linin të fluturonit. Edhe me mendje. Pa “zënka”. Pa dashur të punoni edhe midis reve. Në hapësirën e fundit që kishte mbetur bosh. Një situatë që mund të bëhet e pamanovrueshme nëse jemi në fluturimin më të gjatë në botë: Sidney-Dallas, shoqëria Qantas, 13.804 kilometra të oqeanit Paqësor, 15 orë e 25 minuta boshllëku pneumatik, tani i mbuluar nga fqinji i sediljes që po gjuan për financimet nga ti.
Nëse ky është skenari gjithmonë e më realist, mbetet e panjohur: si do të funksionojë modeli i biznesit në një kuotë të lartë. Që sugjeron një seri pyetjesh: kur do ta bëjnë pagesën e lidhjes? A do të futet në koston e biletës? Çmimet kështu do të ngrihen? Hetimi i ofertave komerciale të transportuesve, të cilët po hyjnë me ide të reja e që mund ta bëjnë shumë shpejt si dicka klasike internetin në bord.
Sepse në shumicën dërrmuese të rasteve Wi-Fi është i destinuar vetëm për pasagjerët e klasit të biznesit. Të tjera, si Aeroflota ruse, Singapor Airlines e Tapi Portugez, kanë gjetur një formulë hibride: paguaj lidhjen në proporcion të trafikut të të dhënave të konsumuara (kështu që të shikojnë video tutorialët: anglishtja mund të kushtojë shtrenjtë edhe në lartësi). Të tjera akoma – si Air Kanada, American Airlines, Emirates, Etihad (partner i Alitalias), Japan Airlines, Lufthansa- propozojnë tipe të ndryshme abonimi sipas kohës së përdorimit të lidhjes. British, Qatar e Tam airlines janë më të ngadalshme për të dhënë wi-fi e për momentin kanë vënë në dispozicion vetëm shërbimin GSM në bord. Nga  ana tjetër tema ka të bëjë me ekonominë e shkallës së shërbimit. Pasi jo për të gjithë rezulton i përshtatshëm mbulimi i kostos së impianteve (padyshim ndikojnë në sigurinë e transmetimeve) nëse shërbimi përdoret nga një numër i pakët i pasagjerëve.
Kështu rreziku është që sapo të liberalizohet shërbimi wi-fi në fluturime- kompanitë do të provojnë të shesin gjithë gamën e aplikacioneve/eksperiencave që ndërkohë kanë zbatuar në platformat e tyre. Ata mund edhe të marrin me qira tabletat e smartphone-t në rastin se u mungojnë. Nga këtu tema e privatësisë: a duhet të sigurojmë të gjitha të dhënat tona? Do të na paraqiten presione të paevitueshme të tipit komercial? Po nëse telefoni i shokut të udhëtimit do të bjerë pandërprerë për shkak të chat-imit të tij të bezdisshëm? il messaggero/

Leave a Reply

Back to top button