Enigma

Historia e Herostratit, që dogji Tempullin e Artemidës, “thjesht për të hyrë në histori”. Dhe ia doli

“Përveç Olimpit, Dielli nuk kish parë asnjëherë ndonjë gjë aq të madhe”, shkruante shkrimtari Antipater i Sidonit për Tempullin e Artemidës në Efes. Tempulli ishte një mrekulli arkitekturore dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, por fatkeqësia ra mbi të në vitin 365 para Krishtit, kur një shtetas grek i quajtur Herostrasus e dogji dhe e rrafshoi, duke u vënë zjarrin trarëve të tij prej druri. Kur e pyetën pse ai e bëri këtë gjë, ai u mburr se vandalizmi i tij nuk ishte asgjë më shumë, se sa një marifet për të siguruar që historia nuk do ta harronte.

Grekët më vonë u përpoqën ta fshinin kujtesën e Herostratit duke e dënuar me vdekje dhe duke e bërë të paligjshme madje edhe përmendjen e emrit të tij, por ashtu siç kishte shpresuar ai vetë, historia e tij ka mbijetuar deri sot. Edhe sot, shprehja “Fama e Herostratit” përdoret shpesh herë për të përshkruar famën që dikush e arrin përmes veprave kriminale. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button