Teknologji

Historia e një “cheerleader”-je dhe rreziku për lirinë e shprehjes në internet

njw cheerleaderKolosët e internetit, nga Facebook tek Google, janë duke u “dridhur” përballë një historie seksi që rrezikon t’i gjunjëzojë. Nuk bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Mark Zuckerbergut apo Larry Paget në kronikën me drita të kuqe, që sheh të përfshirë një ish cheerlader (nxitëset e tifozëve): me të ashtuquajturin rastin “Sarah Jones” mund të jetë e lidhur liria e shprehjes në internet. Gjithcka nisi me “TheDirty”, një faqe interneti amerikane që merret me skandalet, e cila në dhjetor 2012 u denoncua se kishte shpifur ndaj 29-vjecares, duke rrëfyer episode të supozuar të veprimtarisë së saj seksuale. Sipas asaj që shkruhej në faqen e skandaleve, Sarah Jones kishte shkuar në shtrat me të gjithë lojtarët e Cincinatti Bengals, skuadra e futbollit amerikan ku shërbente si cheerleader. Duke marrë nga ky aktivitet edhe sëmundje me origjinë seksuale. Teorikisht, TheDirty, teksa ka rrëfyer faktet, është i mbrojtur nga një ligj federal amerikan i vitit 1996, Communications Decency Act, i cili mbron faqet e internetit online: në fakt TheDirty nuk e kishte shkruajtur direkt lajmin, por ishte kufizuar me botimin e komentit të një lexuesi. Në korrik 2013, gjykatësi Ëilliam Bertelsman ka dhënë vendimin që lajmi ishte fals dhe ka refuzuar këtë imunitet të faqes, duke e ndëshkuar me një gjobë 338 mijë dollarë në favor të Sarah Jones.

Reagimi i kolosëve të internetit

Prej këtu, shpërtheu rrëmuja. Nëse vendimi i gjykatësit do të konfirmohet edhe në gjykatën e apelit, praktikisht të gjithë faqet e internetit do të dilnin të jashtëligjshme sepse do të ishin direkt përgjegjëse për përmbajtjen e komenteve që postohen në faqet e tyre. Facebook dhe Google, për shembull, ashtu sikurse Youtube dhe Instagram, ashtu sikurse edhe Tëitter dhe Amazon: të gjithë këta realitete do të bëheshin të gjykueshëm për gjërat që përdoruesit postojnë në platformat e tyre. Në fakt, reagimi i të mëdhenjve të rrjetit erdhi që në nëntor 2013: “Nëse faqet e internetit bëhen përgjegjëse për faktin që nuk kanë hequr komentet e bërë nga të tretë, sa herë që dikush ka dicka për të kundërshtuar, atëherë do i nënshtreohen vetos ndaluese të atyre që mund të ndihen të fyer, duke u dhënë kështu një pushtet të pakufishëm censure”, thuhet në dokumentin e depozituar nga Facebook, Google, Microsoft, Amazon etj. Vendimi i gjykatës është grotesk, thotë avokati mbrojtës i TheDirty, David Gingras: “Nëse vendimi i gjykatësit Bertelsman qëndron në fuqi, Interneti do të pësojë një shembje…”. “Mark Zuckerbergun mund ta cojnë në gjyq për atë që përdoruesit shkruajnë në Facebook”.

Leave a Reply

Back to top button