Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e hënë, 11 MARS 2019

DASHI

Janë ditë të karakterizuara nga një shkallë e lartë e nervozizmit dhe deri të mërkurën është e preferueshme të bëni shumë kujdes. Nëse është e vërtetë se kjo gjendje agjitimi maksimal ju çon të dëshironi të ofroheni për të zgjidhur disa probleme, nga ana tjetër gjithçka shkon ngadalë. Duhet shumë durim për të trajtuar situata të caktuara. Tani ju duhet të kompensoni kohën e humbur në sferën sentimentale dhe atë ekonomike.

DEMI

Është një ditë shumë interesante për kontaktet me Hënën në shenjën tuaj. Sa më afër fundi i muajit të afrohet, aq më shumë marrëdhëniet që tani ju shpëtojnë, të shpresuara ose të dëshiruara, do të marrin formë. Mundësi reale rimëkëmbjeje për ata që janë ndarë ose nuk e shohin dashurinë për një kohë, është një çështje e pritjes për mundësinë e duhur për hapur horizonte të reja. E premtja dhe e shtuna janë ditë ideale për të udhëtuar.

BINJAKET

Është një vit në të cilin duhet të merren parasysh zgjedhjet. Në fillimin e tij është e mundshme që ju keni përjetuar një krizë, qoftë nëse ka qenë një shenjë e fatit, situata që ju kanë shenjuar, por ju duhet të përpiqeni të harroni për të rigjetur buzëqeshjen. Do të jetë një javë që fokusohet në marrëdhëniet dhe ndjenjën e angazhimit, sidomos mes të mërkurës dhe të enjtes. Në këtë fazë jeni duke kërkuar për mirëkuptim dhe dashuri.

GAFORRJA

Vini nga një javë e rëndë, nuk mund të prisni që të ktheheni menjëherë në majë. Shumë prej jush jeni gjendur në kundërshtim me veten dhe me zgjedhjet e bëra disa muaj më parë, ndoshta, edhe në lidhje me dashurinë. Në këtë kaos të brendshëm ju duhet që të gjeni një paqe të caktuar të mendjes, por do të përpiqeni të hyni në pistë edhe për çështje të ndjenjave, ku e premtja dhe e shtuna do të jenë ditët e nxehta.

LUANI

Nëse keni pasur probleme personale, fizike apo ekonomike kohët e fundit, ka të bëjë me situatat e lindura vitin e kaluar, që duhet të ndreqen tani. Si? Përballuni me to dhe përvishni mëngët për projekte të reja. Edhe më i shqetësuari do të ndihet i çliruar, dhe është e mundshme që dikush dëshiron t’i japë fund gjithçkaje që nuk I intereson më. Ata që kanë përgjegjësi të forta duan të kthejnë faqe tashmë.

VIRGJERESHA

Java që fillon me erën në favor, një jave të mëparshme që ka shfaqur disa momente konfuzioni. Ata që janë më të shpërqëndruar, janë në kundërshtim me një natyrë që dallohet për rreptësi dhe logjikë, por edhe analiza, dhe kohët e fundit kanë qenë keq duke shkaktuar edhe ndonjë problem. Tani duhet të rimëkëmbeni. Të hënën dhe të martën do të keni energji për dashuri.

PESHORJA

Një përgjegjësi e madhe që vjen, e bën këtë javë interesante. Shumë prej jush janë rrëmbyer tashmë nga mundësitë që i kanë ngarkuar me përgjegjësi të madhe. Tani, megjithatë, ju ndiheni jo rehat, sepse ndoshta rasti ju ka ikur, ose një rrugë e caktuar është ndërprerë. Punët që keni përpara mund të sjellin kënaqësi të përkohshme, por keni nevojë për një element shtesë të forcës. Çfarë fillon tani, do të sjellë rezultate më vonë, prandaj mos u dorëzoni.

SCORPIAKREPI

Kini kujdes për provokimet që ju vetë mund të provoni. Nëse është dikush që nuk plotëson nevojat tuaja ose nuk i përgjigjet fare kërkesave tuaja, mund të reagoni keq. Kjo gjë mund të lidhet kryesisht me dashurinë. Shumë kujdes në familje dhe në marrëdhënie me të tjerët. Për aq sa është e mundur, shmangni konfliktet të hënën dhe të martën.

SHIGJETARI

Është një javë e dyshimeve që ju bën në tre ditët e para të ndiheni disi jo rehat. Ju dëshironi të bëni shumë gjëra, por në të vërtetë ju nuk mund të lëvizni, ndoshta sepse të tjerët ju bllokojnë ose nuk ju mbështesin dhe ndihmojnë. E gjithë kjo shkakton rebelim. Është frustuese të qëndrosh ndalur, edhe për ata që duan të udhëtojnë. Jini të kujdesshëm deri të mërkurën.

BRICJAPI

Këto janë ditë kur përpiqeni të hiqni guralecë nga këpucët. Ekziston një projekt që nuk të nxit dhe që mezi pre të mbarojë, pret me padurim, por gjithashtu të shpreson për një propozim të ri dhe më të mirë. Tani duhet të punosh prapa skenave, praktikisht është një fazë përgatitore për një nisje të madhe që do të të shohë protagonist midis prillit dhe majit për një marrëveshje të re. Vendosni për një çast pezull punën dhe paratë, që t’i kushtoheni vetes e dashurisë që keni lënë pas dore.

UJORI

Java fillon me pak lodhje fizike, por qielli është interesant dhe në disa mënyra revolucionar këto ditë. Kini kujdes, Urani e bën të vështirë për ju që të gjeni një ekuilibër. Mund të bëni më shumë, por ndoshta nuk është koha e duhur. Është një periudhë e rishikimit të marrëveshjeve dhe konflikteve. Rigjejeni veten dhe dilni në të hapur siç dëshironi. Për disa muaj ju prisni një vendim se çfarë të bëni, çfarë të çoni përpara dhe çfarë të mbyllni.

PESHQIT

Fillon mirë e hëna dhe e marta, pastaj një rënie të mërkurën dhe të enjten, përsëri të premten me ngritje. Është një qiell që ju merr në krahët e një dashurie që kohët e fundit ka qenë shumë larg. Ata që kanë përjetuar një ndarje ose një krizë në janar dhe shkurt duhet të inkurajohen të shohin përpara për të dashur pa qenë të bllokuar. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button