Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e martë, 12 shkurt 2019

DASHI

Ky është shkurt i komplikuar për Dashin, duhet të bëni kujdes dhe të shmangni diskutimet e panevojshme. Të dyja, puna dhe dashuria nuk kënaqen plotësisht, dhe këtë mund ta vini re edhe në këtë 12 shkurt. Ju jeni duke kërkuar ndryshime.

DEMI

Java vazhdon pozitivisht për ata që kanë lindur nën shenjën e Demit. Aspektet dhe fushat e ndryshme janë shumë interesante. Ka një dëshirë për të bërë gjëra të reja dhe për të shkuar përtej vetes dhe limiteve tuaja. Ju mund të merrni rezultate në një kohë të shkurtër.

BINJAKET

Dita duket mjaft në rënie, për ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve. Nuk është koha e përshtatshme për ndryshime, nuk mund të arrini rezultatin e dëshiruar dhe në të vërtetë ta përkeqësoni situatën. Duhet gjithashtu t’i kushtoni vëmendje financave dhe shpenzimeve të tepruara apo shpërdorimeve.

GAFORRJA

Ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres ende duhet të presin për përgjigje. Ai i tanishmi në përgjithësi, dhe i kësaj të marte 12 shkurt, është një moment reflektimi që duhet shfrytëzuar për të kuptuar atë që ju dëshironi.

LUANI

Periudha juaj e favorshme nuk ka mbaruar, por tani forca duhet të vijë nga ju dhe jo nga yjet. Duhet të përfshiheni dhe të provoni se kush jeni. Por nuk duhet të mbylleni në egoizmin tuaj dhe dëshirën për sukses, duhet të mendoni edhe për të tjerët.

VIRGJERESHA

Ju keni nevojë për pushim dhe qetësi, për të përkëdhelur pak veten tuaj dhe të mos e lini pas dore. Megjithëse mund të ndjeni pak lodhj dhe stres, dita është shumë pozitive, vetëm duhet ta shfrytëzoni atë në maksimum.

PESHORJA

Kjo e martë, 12 shkurt premton të jetë shumë pozitive, me energji të mirë. Por ju duhet t’i kushtoni vëmendje njerëzve që janë përreth jush, dikush mund t’ju shkaktojë probleme apo humor të keq. Për pjesën tjetër, duket se çështje të rëndësishme janë gati të shpërthejnë.

AKREPI

E marta karakterizohet me acarim, nuk mund të qëndroni të qetë. Java nuk filloi më së miri, por do të përmirësohet më vonë. Kushtojini vëmendje dashurisë, vendimeve ose gjykimeve të nxituara, të cilat nuk do t’ju çojë në ndonjë gjë të mirë.

SHIGJETARI

Dita nuk duket të jetë veçanërisht pozitive. Mund të ketë tensione, veçanërisht në dashuri. Çdokush që po përjeton më shumë se një histori mund të ketë bërë një gabim, veçanërisht për ata që sapo e kanë filluar.

BRICJAPI

Kjo e martë 12 Shkurt duket se premton shumë mirë për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Ka ardhur koha për të eksperimentuar dhe për t’u përfshirë, për të lënë mënjanë përvojat e kaluara dhe për të bërë të reja. Është e padobishme të vrisni mendjen dhe të përpiqeni të zbuloni diçka që tani nuk ekziston ose që në çdo rast i takon një kohe të largët, duke bërë kështu që të shkaktohen probleme.

UJORI

Periudha jo e mirë për Ujorin. Edhe kjo e martë nuk do të karakterizohet nga ai ngazëllim që ju nevojitet, por më tepër do të jetë e mërzitshme. Gjërat në përgjithësi ju lodhin, sidomos në këtë kohë dhe kjo mund t’ju shtyjë të ndiqni shtigje të reja, të ndryshoni ose të ndërprisni diçka.

PESHQIT

Peshqit mund të lënë më në fund pas një periudhë shumë negative dhe në rënie. Ka ardhur koha për të filluar përsëri, për t’u rinisur. Rimëkëmbja do të ndikojë në çdo fushë dhe do të zgjasë për tërë javën. / MEB

Leave a Reply

Back to top button