Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 13 MARS 2019

DASHI

Java filloi në shenjë të tensionit, por në pjesën mesit tw saj, lëvizjet e kontaktet janë të favorizuara. Ju mund të shkruani një letër, një mesazh për të sqaruar një pyetje: gjendja aktuale ju vë përpara një ndryshimi dhe prandaj ju duhet të flisni. Ndoshta, duhet të ktheheni. Sidomos ata që kanë dhënë një peshë të madhe në një histori apo janë shprehur para kohe, duke gjykuar shumë në mënyrë drastike. Nëse ka pasur probleme me dashurinë, përpiquni t’i adresoni ato për t’i zgjidhur që nga e diela.

DEMI

Prej disa ditësh keni Uranin në shenjën tuaj që zakonisht tregon fazën e ndryshimit. Ju keni jetuar në rutinë për një kohë të gjatë, tani ndiheni të demotivuar dhe të lodhur. Ka një dëshirë të fortë për një transformim tërwsor rreth jush, për disa procesi ka filluar qw vitin e kaluar. Mund të lindin histori me interes por duhet durim dhe moderim lidhur me disa zgjedhje të caktuara. Nëse duhet të marrësh vendime në dashuri, më mirë ta bësh pas 26 marsit. E diela do të jetë një ditë konflikti, më mirë të flisni paraprakisht.

BINJAKET

Ju jeni nga natyra një person që komunikon, por në janar dhe shkurt ju jeni mbyllur në veten tuaj. Por tani doni të flisni, tw thoni qartë çfarë nuk është e drejtë. Konfliktet në punë, këtë vit nuk do të zgjidhen lehtë në afat të shkurtër, madje edhe për ata që kanë biznesin e tyre, duke qenw se keni Jupiterin në opozitë. Sidoqoftë, është një vit vendimtar. Këto ditë ju jeni shumë të gjykuar, por në të njëjtën kohë më të përgjegjshëm se në të kaluarën.

GAFORRJA

Gjatë kësaj kohe, shumë prej jush duhet të gjejnë familjen e tyre dhe të afrohen me të dashurit e tyre, pas një faze krizash ose distance. Nëse dy njerëz kanë pasur disa probleme dashurie për shkak të distancës, pavarësisht nga ndjenjat reciproke, kjo është e kuptueshme. E premtja dhe e shtuna janë ditë shërimi. Në vendin e punës, duhet të bëni gjërat e duhura, ata që kanë biznesin e tyre deri në 2 vjet më parë ishin shumë fitimprurës, tani duhet të ndryshojnë strategjinë ose kanw nevojë të bëjnë projekte të reja.

LUANI

Tregoni kujdes në një nivel sentimental dhe nw marrëdhënie, sepse kjo është një javë disi kaotike. Megjithatë, vlerësimi në qiellin tuaj është pozitiv, ende arrini të tejkaloni disa vështirësi edhe kur gjithçka duket kundër. Ka pasur probleme dhe ndoshta ndalesa në fusha të ndryshme: puna, familja, dashuria: tani duhet të shëroheni. Edhe nëse ndonjëherë dëshironi të hidhni gjithçka tutje, ju nuk jeni tipi qw largoheni nga beteja. E diela do të jetë dita më e mirë e javës për marrëdhëniet ndërpersonale.

VIRGJERESHA

Ju ende keni energji, pavarësisht Hënës disonante. Kushtojini vëmendje një mosmarrëveshje pune. Dikush mund të ketw pak interes tw shkojw nw punw, ose tw ketw vwshtirwsi për ta mbajtur nën kontroll situatën. Vëmendje gjithashtu në fundjavë që mund të nxisë një ndjenjë që në ditët e fundit duket të jetë e humbur. Nëse keni një dashuri të madhe ka të ngjarë që të keni parë më pak me partnerin tuaj, ose jeni të hutuar nga diçka tjetër dhe nuk keni dhënë mjaft nga vetja.

PESHORJA

Ju jeni nën një qiell të veçantë që ju fton të jeni më tw fortë dhe më tw vendosur, pas një fillimi të rëndë të javës. Të mërkurën dhe të enjten yjet janë më të favorshëm, ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të caktuara dhe vështrojnë drejt së ardhmes në një perspektivë pozitive. Edhe nëse një situatë duket e paqartë, ndoshta nuk është. Për shkak se projektet e reja tani mund të ndalen, por ato do të mbulohen në pjesën e dytë të vitit. Në dashuri ka më shumë energji.

AKREPI

Ata që kohët e fundit janë martuar ose jetojnë së bashku duhet të kalojnë një fazë adaptimi. Yjet nuk janë të pafavorshme, por do të jetë më mirë të keni gjithçka nën kontroll. Prej 26 marsit, yjet mbështetin takime të reja. Ju jeni nervozw dhe mund të dëshironi edhe të rishikoni një kontratë ose ta mbyllni atë, por Urani në opozitë nuk ju lejon të bëni atë që dëshironi. Këto ditë do të jetë më mirë të mos provokoni.

 

SHIGJETARI:

Kjo nuk është një fazë në të cilën veproni përgjysmë. Në javët e fundit ju jeni ndjerë kundër të gjithëve dhe kjo ju ka bërë që të shmangni jetën e përditshme dhe monotoninë. Duhet thënë megjithatë se po kërkoni diçka më shumë. Nëse keni diçka për t’i thënë dikujt, në një nivel sentimental dhe profesional, këshilla është që ta bëni të enjten.

BRICJAPI:

Ata që kanë refuzuar një dashuri në shkurt mund të mendojnë përsëri në prill. Gjatë jetës tuaj ju keni pasur të bëni me njerëz të shenjës së Peshqve, Demit ose Akrepit. Në këto ditë ju mund të rikuperoni disa marrëdhënie, veçanërisht ato që kanë pësuar stres. Përpara se të bëni një zgjedhje, është më mirë të prisni për muajin prill. Do të jetë një ditë shërimi nga këndvështrimi psiko-fizik.

UJORI:

Javët e fundit nuk kanë qenë shumë entuziasmuese. Në këtë periudhë të muajit shumë njerëz duhet të sistemojnë çështje financiare dhe ligjore. Nga e enjtja do të keni mënyrë për të rekuperuar, por këto 48 orë do të jenë sërish të rënda. Jini të matur në dashuri, nëse një histori nuk funksionon mund të komplikohet.

PESHQIT

Rikthehet të mërkurën gjendja e pasigurisë që keni patur të hënën. Kjo nuk është periudhë negative, por duhet thënë se jeni lodhur për shkak se ju duhet gjithmonë të justifikoni të tjerët, pa marrë asgjë në këmbim. Mes të mërkurës dhe të shtunës do të ketë ndonjë tension apo polemikë, ndaj të cilës duhet të bëni kujdes. Të dielën ka rekuperim. / MeB

Leave a Reply

Back to top button