Gjithmonë është folur për Iluminatët dhe gjithmonë është spekulluar. Romani “Engjej dhe djaj”, ndër më të shiturit e Dan Braunit ia paraqiti publikut si mbrojtës të disiplinës së përndjekur në shekuj nga inkuizitorët e kishës. Një tip sekti i themeluar nga ata njerëz pa skrupuj, objektivat e të cilëve ishin të rrënonin instuticionin ekleziastik. Kjo është vetëm letërsi sepse realiteti flet ndryshe. Në 1 maj të vitit 1776 gjermani Adam Ëeishaupt themeloi grupimin “Të iluminuarit e Bavarisë”. Adami, 26 vjeç ishte dekan i Fakultetit të së Drejtës në Universitetin e Ingolstadit dhe tërhiqej nga shoqëritë e fshehta të asaj epoke dhe veçanërisht ndaj masonerisë. Në vitin 1784 shoqëria rishtare e “Të iluminuarve” i prezantohej botës në dukje transparente. Objektivi i shoqërisë ishte të bënte tërheqëse për njeriun përpjekjet për vetëpërmirësim dhe përsosmëri të karakterit moral, të përhapte parimet e humanizmit dhe shoqërizimin, të ndalonte përhapjen e veprave të këqija, ti vinin në ndihmë virtuteve të shtypura nga padrejtësitë, të krijonin mundësi që meritokracia të arrinte aty ku duhej dhe në përgjithësi të vendosnin në dispozicion të antarëve të saj mjetet për të mbërritur tek shkenca dhe dijet.
E thënë në këtë mënyrë grupimi i Ëeishaupt-it mbronte vlerat më fisnike të qenies njerëzore. Kishte edhe një anë tjetër të medaljes, shkrimtari Hoze Gregorio Gonzales në librin e tij “Historia e fshehtë e Rajhut të Tretë” shprehet: “kjo filozofi nuk e ndaloi që lëvizja ta shfaqte veten para rrethanave sociale që përjetoheshin në Bavari, me një kler dhe monark që linin shumë për të dëshiruar, por me sjelljen e tyre si pronarë të mëdhenj që monopolizonin tokat e fshatarve, ata bënë që qytetarët të ishin kundër ndaj dy instuticioneve. Kjo lëvizje kërkonte një ndryshim të plotë, por mbetën të paqartë nëse donin të provokonin konkretisht apo u kufizuan vetëm me planifikime gjatë takimeve të tyre sekrete. Themeluesi i saj, i edukuar nga jezuitët shfaqej kryesisht agresiv me kishën dhe mbështetës i idealit tempullar për një qeverisje të përgjithshme, pra një oligark që donte ti jepte fund formave të qeverisjes antidemokratike si monarkitë e momentit duke eliminuar pabarazitë shoqërore që po përjetonte vendi. Jezuitët gjithmonë jezuitët! /bota.al