Sport

Juve, të gjitha rrugët të çojnë tek Pjaniç

Screen Shot 2016-06-09 at 09.28.37

Eshtë bërë gjithmonë e më e lehtë të imagjinosh MIralem Pjaniçin me fanelën e Juventusit. Nuk është gjithçka e përfunduar, por aty afër. Nga e marta, drejtuesit bardhezinj ndodhen në ROmë, aty ku është kthyer edhe Pjaniç, duke ndërprerë pushimet e tij në Ibiza. Në Romë ndodhet edhe James Palotta, presidenti i verdhekuqve që merret vetë me merkaton, prania e të cilit thjeshtëson vendimet më të rëndësishme, ashtu sikurse dhe miqësia e tij me Andrea Anjelin. Tashmë Roma dhe futbollisti kanë vendosur marzhet e kësaj tratative. Juventusi e ka fiksuar në 30 milionë shifrën që do i derdhë Romës, përtej saj arsyetohet me bonuse që siç dihet mund të jenë shumë elastikë dhe mund t’u ofrojnë të gjithëve një shifër të mirë. Roma ka pak kohë që ka hequr dorë nga ideja që të marrë deri në qindarkën e fundit 38 milionët e klauzolës së vendosur në kontratën e Pjaniçit, por e sigurtë është që do të përpiqet të maksimizojë të ardhurat, duke patur parasysh edhe afatin e 30 qershorit, kur për të përmbushur detyrimet e fair play-t financiar, do të duhet të arkëtojë 30 milionë Euro. Me sa duket të gjitha shenjat tregojnë se diku, rrugët e Pjaniçit dhe Juventusit do të takohen këtë verë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button