Foto

Lorik Cana: U goditëm nga tifozët. Normal që do mbroja Balën

Deklarata e Kapitenit Lorik Cana, menjehere pas ndeshjes: E keni parë pak a shumë atë që ndodhi. Ndodhi episodi i flamurit, që ata e tërhoqën. Lojtarët tanë shkuan ta marrin flamurin dhe për ta larguar nga fusha dhe hynë dhe lojtarë të tjerë serbë. Më pas situata u përkeqësua. Gjithcka ishte brenda kontrollit deri kur hynë tifozët në fushë. Situata doli jashtë kontrolli dhe lojtarët tanë u goditën edhe nga tifozët por edhe nga stjuartët e stadiumit.
Në momentin që pashë tifozin që erdhi me karrike dhe goditi Balën në kokë, në atë moment unë reagova në mbrojtje të shokut tim.
Gjendja është e mirë por disa lojtarë kanë dëmtime që nuk mund të vazhdojnë lojën. Për shembull Taulant Xhaka ka dëmtime, enjtje të hundës dhe ka vështirësi në shikim.
Disa futbollistë tanë kanë patur dëmtime të rëndë. Këto gjëra ne ua raportuam edhe delegatëve të UEFA-s. Delegatët e UEFA_s e panë atë që ndodhi. Ata na pyetën nëse boshatisej stadiumi, a ishim ne gati të vazhdojmë lojën. Ne u thamë që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë pasi disa lojtarë kishin dëmtime të rëndë. Pastaj nuk ishin problem vetëm tifozët pasi ne ishim goditur edhe nga stafi i sigurisë i stadiumit.
U thamë edhe që ne nuk mund ta kemi më mendjen tek futbolli.
Edhe kapiteni i Serbisë më konfirmoi që kësaj situate nuk ka cfarë t’i shtohet.
Ivanovici është një shembull pasi gjatë gjithë ndeshjes ka qenë njeriu që ka thënë që kjo ndeshje futbolli duhet të krijojë një imazh të mirë dhe duhet të ecim përpara. Unë e kam uruar.
E vërteta është që nuk pati rrahje masive mes lojtarëve, problemi nisi kur hynë tifozët brenda. Ne në fushë nuk ishim të dhunshëm aspak. Bashkë me Ivanovicin ishim të gatshëm të jepnim një mesazh paqësor.

Delegatët e UEFA-s na kërkuan të dimë nëse donim të vazhdonim. Deklaratën tonë e firmosa unë vetë duke thënë që ekipi ynë nuk është më në gjendje të vazhdojë lojën për shkak të dëmtimeve.

bel 9

Leave a Reply

Back to top button