Your Life

Këshillë për gjithë femrat: “Këtë vit, mos bëni asnjë punë në shtëpinë e pushimit”

“Dua t’u jap një këshillë gjithë femrave familjare, të cilat janë duke u bërë gati për të shkuar me pushime me familjen. Këtë vit, mos bëni asnjë punë në shtëpinë e pushimit. Keni punuar mjaftueshëm gjithë vitin, ndaj mos bëni gjë. Qetësohuni, notoni, dilni shëtitje, lexoni dhe në shtëpi flini gjumë për t’u qetësuar plotësisht. Familjarët tuaj do të jenë mirë, edhe nëse nuk u çoni brioshin e freskët në mëngjes. Mos e lani dyshemenë, mos i rregulloni krevatat, dhe mbi të gjitha, mos u shqetësoni nëse familjarët kanë ngrënë apo jo, kanë fjetur apo jo, kanë bërë dush apo kanë parë serialin e preferuar.

Provojeni. Bëjeni këtë eksperiment një herë të vetme dhe lërini që ata, fëmijët dhe bashkëshorti juaj, tëbëjnë gjithçka që duan. Do ta shihni se nuk do të vdesin nëse flenë vonë, apo nëse ushqehen me biskota dhe tost në plazh për një ose dy javë. Përkundrazi, do të jenë më të lumtur. Pastaj, nëse ju kap nepsi, mund të gatuani ndonjë pjatë të preferuar ama vetëm një ose dy herë përgjatë pushimeve, jo më tepër.

Flini, bisedoni, dilni për vrap në bregdet, bëni yoga, kërceni, lexoni, bëni gjithçka që pëlqeni. Lërini edhe ata të bëjnë çfarë duan. E di, nëse fëmijët janë më pak se 6-7 vjeç është më e vështirë, por nuk është e pamundur. As ata nuk do të vdesin nëse hanë pica apo kajsi për dy javë. Mos kontrolloni, mos drejtoni, mos ndëshkoni dhe mos vendosni për asgjë. Meritoni të rrini rehat. Edhe ata e meritojnë po ashtu. Dikush nuk i pëlqen pjatat mbi lavaman? Le t’i lajë ato. Dikujt i hahet diçka? Le ta blejë të gatshme, ose ta gatuajë. Provojeni këtë mënyrë jetese të paktën përgjatë pushimeve tuaja. E di që është e vështirë. Mundet t’ju duket edhe e pamundur, ama mund të bëhet, duhet të bëhet dhe do t’ju ndryshojë jetën.

Është gjë e bukur të ndihesh e nevojshme, të kujdesesh për personat e dashur, por lërini për pak ditë t’i bëjnë vetë gjërat që duan. Kjo gjë jo vetëm do t’ju bëjë mirë juve, por edhe atyre. Ky nuk është njëprovokim, është një recetë magjike. Meshkujt e njohin dhe e përdorin këtë sekret, të vetëdijshëm për fuqinë që u jep pushimi, bërja e gjërave që duan dhe moskokëçarja për punët e të tjerëve”. – Daria Bignardi

Back to top button