Në gjuhën origjinale quhen “lammasu” dhe ruanin portat e shumë qyteteve dhe pallateve të qytetërimeve mesopotamike, në veçanti ato të sirianëve, të cilët ishin ata që u dhanë përmasa më të mëdha ashtu siç i shohim sot në muze. Besohej se këta dema me kokë njeriu, androcefalë, largonin si shpirtërat e këqij ashtu si edhe armiqtë. Gjithmonë ishin dy të vendosur në secilën anë të hyrjes ku bënin roje. Ikonografia e këtyre figurave mitogjike përmban shumë mesazhe. Demi lidhej me fuqinë, fytyra ishte e mbretit që qeveriste në kohën kur ishin gdhendur, në kokë një kurorë, kthetrat ishin të demit dhe luanit dhe krahët e shqiponjës dhe fajkoit që kryqëzoheshin në diell si në Egjiptin e lashtë. Sipas arkeologut britanik Austen Henry Layard (1817-1894), që i nxori lammascu-t e Nimrudit së bashku me atë të lumit Tigër, trupi përfaqson forcën e kafshës, krahët shpejtësinë e zogjve dhe koka inteligjencën njerëzore. Demat më impresionues janë ata të Nimrudit dhe të Khorsabad, një qytet tjetër sirian më në veri, por të dy në Irakun e sotëm. Ata të qytetit Nimrud gjenden në muzeun britanik dhe janë ndërtuar mes viteve 883 dhe 859 para Krishtit me dimensione madhështore prej 3.50 metra lartësi dhe 3.70 gjerësi. Ata të Khorsabadit ndodhen në Luvër dhe janë akoma më të mëdhenj 4.20X4.36 metra. Kurioze është se të gjithë kanë 5 putra për të krijuar një efekt visual të dyfishtë: kur shihen në faqen ballore duken se janë të qetë, por në profil të japin përshtypjen se janë në lëvizje.
1 minute read