Sport

Këto superduele zhvillohen të shtunën në ligat evropiane

Screen Shot 2015-12-19 at 11.17.41

Bayerni i Munichut zbret në fushë për ndeshjen e fundit të këtij viti me Bundesligën që luan raundin e 17, para pauzës së gjatë një mujore të festave.

Kampionët e Gjermanisë në qendër të vëmendjes për largimin e Guardiolës në fund të sezonit dhe rinovimin e freskët të kontaratve të katër yjeve të skuadrës e kanë të sigurt se do ti festojnë Krishtlindjet në krye të klasifikimit, sido që të shkojnë gjërat në fushën e Hannover, por padyshim që do të kërkojnë një fitore për ta mbyllur vitin me stil.

Bayerni ka grumbulluar 77 pikë në 33 ndeshje të Bundesligës që ka luajtur në vitin kalendarik ndërsa për Neuer ajo e kësaj të Shtune është një ndeshje e vecantë pasi shënon paraqitjen e tij të 300 në Bundesliga. Portieri i bavarezëve ka pësuar vetëm 238 gola në 299 ndeshjet e tij në kampionat deri tani, më pak se cdo portier tjetër në këtë kuotë ndeshjesh.Bajerni takon një Hannover në krizë që renditet në zonën e rënies nga Kategoria pasi ka pësuar 10 disfata në këtë sezon, më i keqi që nga edicioni 1971-1972 për këtë skuadër.

Borusia e Dortmundit në distancë prej 5 pikësh me bavarezët gjithsesi shpreson në një gjysmë hapi fals të Bajernit ndërsa vetë viziton Këlnin, një tjetër skuadër në krizë. Skuadra për të cilën luan dhe Mërgim Mavraj nuk fiton prej 5 ndeshjesh në shtëpi. Mbrojtësi i Kombëtares është jashtë formacionit të mundshëm sipas mediave gjermane, për sfidën me verdhezinjtë që në këtë fundviti i gëzohen sulmit më të mirë të kampionatit me 46 gola të shënuar këtë sezon, interesant është fakti që 41 finalizime kanë ardhur gjatë lojës në aksion cka flet shumë për lojën e formacionit të Tuchel.

Padyshim impresionuese ka qenë forma e Aubameynag, nëse shënon edhe ndaj Kelnit sulmuesi nga Gaboni do të bëhet futbollisti i dytë në gjithë historinë e Bundesligës që shënon 20 gola në gjysmën e parë të Kampionatit. Interesante edhe përballja mes Stutgardit të vendit të fundit dhe Wolfsburgut që gjendet në zonën Champions. Pavarësisht klasifikimit ujqërit vuajnë në transfertë dhe në ndeshjet jashtë shtëpisë kanë shënuar vetëm 3 gola këtë sezon, ndërsa Shtutgardi kërkon një buzëqeshje për festat pasi nëse humbet edhe këtë ndeshje, me vetëm 12 pikë të grumbulluara do të shënonte rekordin më negativ në historinë e klubit.

Në Spanjë e Shtuna i përket skuadrave që synojnë Europën. Sevilla synon të konsolidojë pozitat e saj me një fitore në fushën e Real Betis që nuk po e shijon suksesin prej 4 ndeshjesh në Kupë dhe Kampionat, ndërsa Geri Nevile në drejtimin e Valencias kërkon fitoren e parë si trajner në kampionat ndërsa pret në Mestalla Getafen.

Edhe në Itali raundi i fundit i kampionatit me Serinë A që do të rinisë më pas në 6 Janar. Java e 17 nis këtë të Shtunë me Bologna-Empoli. Dy skuadra që vijnë në ngritje. Bolonja e Donadonit pasi bëri surprizën në Genoa kërkon fitoren e tretë rradhazi me Empolin që mposhti 3-0 Carpin dhe humbjen e fundit e ka pësuar në 8 Nëntor kundër Juventusit.

Në Francë e Shtuna është e Psg që e kanë fituar praktikisht kampionatin që në Dhjetor pasi udhëheqin me plot 17 pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt të Angers dhe Monaco, parizienët kanë bërë gati rinovimin e kontratës deri në 2018 për Laurent Blanc që kërkon fitoren e 16 në 19 takime sezonale të Ligue 1 përballë Caen. Nanta ku militon Lorik Cana ndërkohë pas katër barazimeve rradhazi ndeshet në transfertë me Lorient, ndeshje për të cilën rikthehet i disponueshëm edhe kapiteni i kombëtares pas pezullimit.

Nuk mungon në ekranin e Supersport edhe futbolli holandez, me PSV që do të përpiqet të kapë Ajaksin kryesues me një fitore në shtëpi përballë Zwolles që lufton për Europën. /SS

Leave a Reply

Back to top button