Teknologji

Krishtlindjet, ja disa dhurata hi-tech me çmim të arsyeshëm

christmasKrishtlindjet dhe me pas Viti i Ri është ne prag dhe shume njerëz fillojnë te mendojnë për dhuratat qe tua bëjnë kush fëmijëve, kush te dashurve, kush miqve. Me poshtë është një liste me sugjerime për ata qe janë te dashuruar me teknologjinë dhe internetin.
Sipas te dhënave te operatoreve t kësaj fushe, produktet hi-tech këtë fund viti mendohet qe te jene diçka edhe me te lira ne krahasim me vitin e kaluar. Me fjale te tjera, për te pasionuarit pas këtyre prodhimeve, mendohet se është një moment i mire për tu orientuar edhe drejt tyre, kur është fjala për te bere dhurata, por edhe për te kënaqur veten.
Me rreth 20 euro, psh, mund te çosh ne shtëpi një projektor për smartphone, ose një pale doreza te posaçme për te komanduar ekranin e tyre touch. Po me këtë shume mund te blini edhe një krah teleskopik te posaçëm për te realizuar selfie cilësore dhe panoramike. Gjithashtu, mund te blini edhe një karikues baterie te lëvizshme, shume e përshtatshme për ata e lëvizin me shume gjate ditës.
Me rreth 30 deri ne 60 euro mund te blini një pene me te cilën mund te shkruani përmbi ekranin e një tablet sikurse ajo te ishte një letër e zakonshme A4. Po kështu mund t’i lejoni vetes te blini një tastiere wireless për te pasionuarit e videolojrave apo një altoparlant pa tel gjithashtu për te dëgjuar muzike ndërkohë qe je ne lëvizje, apo gjate dushit, apo edhe ndërsa je ne natyre.
Nëse keni me shume mundësi dhe mund te shpenzoni një buxhet qe shkon deri ne 100 euro, ne këtë rast mund te kënaqni te apasionuarit pas fitness-it dhe aktivitetit fizik me një smartband, një byzylyk elektronik qe është ne gjendje te monitoroje aktivitetin fizik, por me këtë shume mund te kënaqen edhe te dashuruarit pas shpikjes se fundit, drone-ve jo profesionale.

Leave a Reply

Back to top button