Video

Kristiano Ronaldo maskohet si i pastrehë për t’i bërë surprizë një vogëlushi

Screen Shot 2015-01-23 at 12.08.33 PMKristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë, gjë e konfirmoi pak ditë më parë pasi u bë për herë të tretë fitues i çmimit ‘Topi i Artë’ duket se është edhe një njëri me zemër shumë të mirë. Asi i Realit të Madridit është maskuar si i pastrehë, duke vënë një paruke dhe një palë mustaqe false për t’i bërë surprizë një fëmije të vogël, tifoz i çmendur i Realit. Futbollisti portugez i afrohet vogëlushit në sheshin ‘Callao’, Madrid që nuk arrin ta njohë për shkak të maskimit dhe vetëm kur Kristiano heq parukën dhe mustaqet, shihet entuziazmi i djalit i cili nuk arrin t’u besojë syve se po takonte idhullin e tij.

https://www.youtube.com/watch?x-yt-ts=1421914688&x-yt-cl=84503534&v=AxdPw-eW89o

Leave a Reply

Back to top button