ZZZFun

Letra që të tërheq më shumë, ka një këshillë të rëndësishme

Zgjidhni njërën nga letrat në fotografinë më poshtë. Letra që ju tërheq më së shumti ka një këshillë të rëndësishme për ju!

LETRA E PARE

Kushtojini vëmendje ëndrrave që keni pasur! Ndonjëherë mesazhet shpirtërore na vijnë përmes ëndrrave, si një formë paralajmërimi për atë që fshihet në jetën tonë të përditshme dhe ne nuk e kuptojmë!

Kjo letër po ashtu kërkon që të jeni më realistë me situatat! Mos e mashtroni veten dhe mos e ushqeni me iluzione!

LETRA E DYTE

Ndonjëherë na duhet të kemi një moment izolimi për të analizuar shtigjet që po marrim ose duhet të ndërmarrim. Por kini kujdes që ky moment të mos ju bëjë melankolik ëdhe depresivë!

Izolimi për t’u kujdesur për veten tonë të brendshme nganjëherë na nxjerr në dritë, ashtu si mund të humbasim kontrollin dhe të zhytemi në një vetmi të vazhdueshme. Tërhiquni në veten tuaj, vetëm për të organizuar mendimet!

LETRA E TRETE

Kujdes nga ato mendime që shkaktojnë stres të vazhdueshëm dhe vjedhin energjinë tuaj. Ata këmbëngulin të na bllokojnë mendjen. Mundohuni ta mbushni mendjen me diçka produktive në ditën tuaj! Nuk ka vend për gjëra të këqia në mendje!

Kujdesuni edhe për frikën tuaj! Mos lejoni që frika të jetë më e madhe se dëshirat tuaja! Edhe nëse shqetësimet ju eleminojnë paqen! Jepini vetes pushim nga këto mendime të vazhdueshme! / meb.al

Leave a Reply

Back to top button