Sport

Mbappè-Fabinho, PSG s’ka ndërmend ta ndalë çmendurinë

PSG është gati të futet përsëri në treg për të realizuar operacione të tjera sensacionale. Sipas edicionit online të Mundo deportivo  klubi i Parisit është duke bërë “një ofertë të domosdoshme” për sulmuesin Kylian Mbappé, ylli i Monakos, i cili prej kohësh dëshiron të largohet nga Principata dhe të vendoset në Paris.

Në shënjestër, sipas gazetës spanjolle, është edhe Fabinho: oferta për të dy yjet është rreth 220 milionë euro, pas 222 milionëve të shpenzuara për të sjellë Neymarin nga Barcelona. Një nga çelësat për të blerë dy lojtarët, dhe duke zbatuar fair play-n financiar, mund të jetë braziliani Lucas Moura.

Leave a Reply

Back to top button